Për Shqipërinë refuzoi një klub

Gianni de Biasi ia kishte dhënë fjalën presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armando Duka, se do ta pranonte propozimin për ta marrë timonin e Kombëtares shqiptare.
Për këtë, trajneri italian e refuzoi një propozim që i kishte arritur vetëm për t’u bërë kuq e zi. “Më priste një skuadër e huaj me një kontratë të mirë në tavolinë. Mirëpo, ia kisha dhënë fjalën time presidentit Duka”, thotë De Biasi për mediat italiane.
Dëshira e ish trajnerit të Torinos, Brescias dhe Udineses ishte e kamotshme për ta drejtuar ekipin që e la së fundmi Josip Kuze.
“Mund të them se i kam kushtuar kujdes të veçantë propozimeve që kam marrë. Ajo e selektorit është një pozitë që e kërkoja që një kohë. Dëshiroj ta bëj një punë të mirë në kualifikimet për Botërorin e ardhshëm”, vazhdoi De Biasi i cili do të prezantohet zyrtarisht të hënën e ardhshme.