E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhaka nuk shkon në Hamburg

Granit Xhaka nuk do të transferohet në Hamburg gjatë janarit, siç spekulohej. Mesfushorin kosovar e pëlqen mjaft trajneri i klubit gjerman Thorsten Fink, i cili kishte punuar me të te klubi zviceran.

“Gjatë janarit nuk do të vijë asnjë lojtar”, ka siguruar drejtori sportiv i Hamburgut, Frank Arnesen, për 'Sky Sport. Fink kishte punuar me ish kampionin e botës me ekipin U-17 deri në tetor të këtij viti, para se t’i bashkohej ekipit gjerman.

Përpos Xhakës, Fink e pëlqen edhe futbollistin tjetër të Baselit, gjilanasin Xherdan Shaqiri, i cili prej një kohe është bërë objektiv i Hamburgut. Kushedi, ndoshta në të ardhmen dyshja kosovare do t’i mbrojë ngjyrat e klubit të njohur gjerman.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›