Konfliktet, vret gruan dhe vajzen A. Qoraj
Shkoder- Krimi i dyfishte ne familje trondit Shkodren, burri ekzekuton me pistolete gruan dhe vajzen. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth ores 05:35 te mengjesit te djeshem ne fshatin Samrish i Ri i komunes Dajc, kur i dyshuari Pjeter Pjolli, 48-vjec, akuzohet se ne gjendje depresive, pas nje konflikti per motive te dobeta, xhelozi dhe shkaqe ekonomike, ka vrare bashkeshorten Nine Pjolli, 46-vjece dhe vajzen Kristina Pjolli, 18-vjece, e cila kishte nderhyre per te shuar sherrin mes prinderve. Pas krimit i dyshuari ka telefonuar policine, duke denoncuar veten dhe me pas eshte vetedorezuar duke pranuar vrasjen e dyfishte pas nje sherri ne cift qe kishte lindur pasi ishin zgjuar ne mengjes.
Nje pellg te madh gjaku ne dhomen e gjumit te ciftit Pjolli kane gjetur ekspertet dhe grupi hetimor i Policise se Shkodres pasi mberriten ne vendngjarje. Policia konfirmoi se trupat e dy viktimave ishin te pajeta dhe transportimi per spital ka qene i kote. Sipas dinamikes se ngjarjes, cifti Pjolli prej disa muajsh kishte konflikte dhe mosmarreveshje. Disa here ishin grindur ne sy te femijeve dhe madje ofenduar. Shkaqet kane qene kushtet e keqija ekonomike, por edhe xhelozia e bashkeshorteve. Ky debat ka rilindur mengjesin e djeshem sapo ishin zgjuar dhe i dyshuari Pjeter Pjolli ka nisur te keqtrajtoje bashkeshorten, Ninen. Ne grindje e siper ka nxjerre pistoleten qe mbante pa leje, duke e kercenuar me jete nese nuk pushonte se akuzuari per gjendjen e familjes dhe sjelljen e saj. Ne kete moment vajza e madhe, Kristina, ka hyre e shokuar ne dhome dhe ka gjetur prinderit ne sherr. I ka bere thirrje babait qe te qetesohej dhe te mos e prekte me dore nenen, por kaq ka mjaftuar qe 48-vjecari te shkrehe nje plumb nga arma ne drejtim te gruas dhe gjate perpjekjes se vajzes, nje tjeter fishek vdekjeprures.
Ekspertet konstatuan se vdekja e 46-vjecares ka qene e menjehershme, kurse adoleshentja ka nderruar jete disa minuta me pas. I shokuar nga ngjarja dhe ne prezencen e dy femijeve te tjere te mitur, Pjeter Pjolli ka telefonuar policine. “Dyshohet se autori gjate kryerjes se krimit ka qene ne gjendje te renduar depresioni dhe pasi ka bere vrasjen e dyfishte ne familjen e tij, ka njoftuar vete policine per te deklaruar krimin”, thane burime zyrtare te policise vendore. Brenda pak minutash eshte bere edhe arrestimi i Pjollit nen akuzen e “vrasjes se dyfishte me dashje” dhe “armembajtje pa leje”. Pistoleta e krimit dhe disa gezhoja u sekuestruan si prova materiale.
“Gruan e vrava pas sherrit, te vajza ishte qitje e pavullnetshme”
Gjendja e te dyshuarit per krimin ne familje ka qene tejet e renduar pas arrestimit. Pjeter Pjolli eshte izoluar ne qelite e paraburgimit te komisariatit Shkoder dhe jane dashur disa ore trajtimi me psikologe dhe mjeke per ta qetesuar. Me pas ai ka pranuar para grupit hetimor se kishte vrare gruan dhe vajzen dhe se shkak ishin bere sherret e vazhdueshme ne familje per motive te dobeta. “Kemi pasur nje tjeter konflikt ne mengjes pasi jemi zgjuar dhe gjate sherrit kam kryer krimin pa u menduar mire”, mesohet te jete shprehur Pjolli. Kurse per vajzen ai ka deklaruar se ajo i kishte kapur armen ne momentin e grindjes dhe ne kete moment eshte kryer nje qitje e pavullnetshme. Policia ka marre nen kujdes edhe dy femijet me te vegjel te ciftit, pasi Kristina ishte vajza e madhe. Psikologet dhe te afermit jane kujdesur per gjendjen e tyre shpirterore dhe shendetesore, pasi kishin pare nje skene krimi rrenqethese, humbjen e jetes se nenes dhe motres.