10 bluzat më të dashura në Gjermani
Sezoni 2009-2010 është në fundin e tij. Në Bundesligën gjermane dhe Premier Ligën angleze në fundjavë do të luhen ndeshjet e fundit. Për “gjahtarët” e golave kjo është mundësia e fundit për të shtuar edhe ndonjë gol në llogarinë e tyre. Në Bundesligën gjermane garojnë për “Këpucën e artë”, Edin Xheko i Volfsburgut dhe Stefan Kisling i Bajer Leverkuzenit, që të dy kanë shënuar nga 21 gola. Por në krahasimin me kampionatet e tjera europiane, në garën për “Këpucën e artë”, me 21 golat e tyre, ata do të renditeshin vetëm në vendin e 11-të. Vit pas viti golashënuesi më i mirë i Europës nderohet me çmimin “Këpuca e artë”. Sezonin e kaluar këtë trofe e fitoi Diego Forlan i Atletikos së Madridit me 32 gola. Në sezonin aktual udhëheq Lionel Mesi i Barcelonës, me 31 gola. Gjithsesi, nuk fiton gjithmonë lojtari që ka shënuar më shumë gola trofeun. Kjo nuk ndodh që nga viti 1997. UEFA ndryshoi rregullat për të qenë fitues, duke shumëzuar golat e shënuar me faktorin e fortësisë së kampionatit. Në top-ligat europiane (Spanjë, Angli, Gjermani, Itali dhe Francë) një gol shumëzohet me 2, ndërsa në ligat e tjera europiane (si Holanda apo Portugalia) me 1.5 dhe ato më të dobëta (Shqipëria apo dhe Maqedonia) me 1. Kjo do të thotë se me 31 golat e shënuar deri tani, Lionel Mesi ka grumbulluar 58 pikë. Kështu, Luis Suarez i Ajaksit të Amsterdamit ka shënuar 35 gola, gjashtë më shumë se Mesi, por për shkak të kalkulimeve me faktorin 1.5 të ligës holandeze, ai ndodhet në vendin e dytë.
1. Lionel Mesi
Me 31 golat e shënuar në Ligën spanjolle, Lionel Mesi i Barcelonës është në rrugën e fitimit të “Këpucës së artë” në Spanjë. UEFA e ka përcaktuar kampionatin spanjoll me faktorin 2. Kjo do të thotë se Mesi ka për momentin 62 pikë. Askush nuk është më i mirë se ai në Europë.
2. Luis Suarez
Askush në Europë nuk ka shënuar më shpesh se sa Luis Suarez (majtas). 35 gola me Ajaksin e Amsterdamit. Kampionatin holandez në krahasim me top-ligat e tjera është llogaritur me e lehtë (koeficienti i vështirësisë 1.5). Për Suarez, 52.5 pikë dhe vendi i dytë.
3. Uejni Runi
Sulmuesi i Mançester Junaitid, Uejni Runi, luajti sezonin më të mirë në jetën e tij futbollstike. 26 gola në Premier Ligë, në kampionatin që konsiderohet më i forti në botë. Koeficienti 2 i kampionatit anglez do të thotë 52 pikë për lojtarin e Kombëtares angleze dhe vendi i tretë.
4. Didier Drogba
Vendin e tretë Uejni Runi duhet ta ndajë më një rival të madh, si Didier Drogba i Çelsit. Sulmuesi Drogba ka dhënë një kontribut të madh për blutë. “Makina e golave” nga Bregu i Fildishtë ka shënuar 26 gola në Premier Ligë, çka do të thotë se dhe ai ka në llogarinë e tij 52 pikë.
5. Antonio di Natale
Sezoni i Antonio di Natales me Udinezen në Serinë A është një nga më të mirët e tij. 26 gola/52 pikë e mbajnë sulmuesin italian në garë për një nga vendet e podiumit, në të cilin renditen tre më të mirët. Antonio Di Natale është në garë më Uejni Runin dhe Didier Drogbanë.
6. Gonzalo Higuain
Një tjetër sulmues në kuotën e 26 golave dhe 52 pikëve. Sulmuesi i Realit të Madridit, Gonzalo Higuain, ka lënë pas lojtarin më të shtrenjtë të planetit dhe shokun e tij të skuadrës, Kristiano Ronaldon (25 gola) e sigurisht brazilianin Kaka (një dështim i plotë te Reali).
KAMPIONËT NË EUROPË
GJERMANI – Bajerni i Munihut fitoi titullin kampion në Gjermani, edhe pse duhet edhe një javë nga përfundimi i Bundesligës 1.
FRANC˖ Ish-skuadra e Lorik Canës, Olimpiku i Marsejës fitoi titullin e nëntë kampion dhe të parin pas 18 vjetësh.
DANIMARKË – Kopenhagen fitoi kampionatin danez, njëherësh edhe titulli i shtatë në dhjetë vitet e fundit për klubin kryeqytetas.
HOLANDË – Tvente e drejtuar nga anglezi Stiv Meklaren fitoi kampionatin holandez, i pari në historinë e klubit.
BULLGARI - Litex Loveç fitoi kampionatin bullgar dhe mund të jëtë një kundërshtar i Dinamos sonë në Ligën e Kampioneve.
KROACI – Dinamo e Zagrebit fitoi titullin kampion në Kroaci, titullit i 12-i saj qysh kur vendi fitoi pavarësinë në vitin 1991.
Kupa kërkon shpëtimin e nderit me të huaj
Kjo do të jetë hera e katërt që gjyqtarët e huaj gjykojnë një finale
Precendentët ofrojnë dy bilbila italianë, Paparesta dhe Farina, dhe një gjerman, Rafati
Finalja e edicionit të 58-të të Kupës së Shqipërisë, Besa-Vllaznia (9 maj, 20:30, “Qemal Stafa”), do të gjykohet nga gjyqtarë të huaj (ende nuk janë bërë të ditur emrat). Në fakt, kjo do të jetë hera e katërt që “bilbila” joshqiptarë do të drejtojnë një finale të Kupës së Shqipërisë, pasi më parë kanë gjykuar tre tillë, dy italianë dhe një gjerman. Finalen e vitit 2003, Dinamo-Teuta (1-0, gol i Xhanuari Ziambo) e gjykoi italiani Xhanluka Paparesta. Në vitin 2006 finalen midis Vllaznisë e Tiranës e gjykoi italiani Stefano Farina (Tirana fitoi 1-0 me gol të Klodian Duros në “Roza Haxhiu” të Lushnjës). I fundit ka qenë gjermani Babak Rafati, ky i fundit në finalen e edicionit 2007-2008, në Vllaznia-Tirana (2-0, në “Ruzhdi Bizhuta” të Elbasanit).
Finalja e fundit e Kupës së Shqipërisë, ajo Flamurtari-Tirana (2-1, në “Niko Dovana” të Durrësit) u gjykua nga Bardhyl Pashaj.
Për herë të fundit Vllaznia, 6-herë fituese e Kupës, e ka fituar trofeun në edicionin 2007-2008 (mundi Tiranën në finale 2-0), ndërsa Besa e ka fituar atë në edicionin 2006-2007 (mundi 3-2 Teutën). Flamurtari është fituesi i edicionit të kaluar të Kupës së Shqipërisë, ndërsa Partizani, ekipi që e ka fituar më shumë herë atë: 15.
FINALET E GJYKUARA NGA TË HUAJT
Edicioni 2002-2003
(31 maj 2003, “Qemal Stafa”, Tiranë)
Dinamo-Teuta 1-0
Gjyqtarë: Xhanluka Paparesta; Paolo Kalgano, Xhanpiero Gregri (Itali)
Edicioni 2005-2006
(7 maj 2006, “Roza Haxhiu”, Lushnjë)
Tirana-Vllaznia 1-0
Gjyqtarë: Stefano Farina; Xhantonio Puxhioto, Marçelo Ambrozini (Itali)
Edicioni 2007-2008
(7 maj 2008, “Ruzhdi Bizhuta”, Elbasan)
Vllaznia-Tirana 2-0
Gjyqtarë: Babak Rafati; Karsten Kadah, Mike Pikel (Gjermani)
7 Maj 2010