Beteja për Statut e Kryetar
Donika Capi
Në një vëzhgim të shpejtë të statuteve të partive socialiste evropiane, për shembull të asaj franceze dhe italiane, por edhe duke i hedhur një sy po aq të shpejtë historisë së re të proceseve elektorale në vende të tilla si Spanja apo Britania e Madhe, nuk duket se ka ndonjë rast ku t’u jetë lënë në dorë liderëve të partive humbëse të zgjedhjeve japin apo jo dorëheqjen, si të kishim të bënim me një kapriço të çfarëdoshme.
Ndërkohë që po flitet kaq shumë për dorëheqjen e z.Rama, pas humbjes së Aleancës që drejtonte në zgjedhjet e Qershorit të 2008.
Çështja duket të jetë: do ta respektojë apo jo Edi Rama nenin 28, pika c të statutin të Partisë Socialiste që thotë :Mandati i kryetarit të partisë ndërpritet (ndër të tjera) kur partia humbet në zgjedhjet e përgjithshme legjislative.
Në fakt nuk shihet ndonjë frazë e ngjashme në statutet e partive të tjera, domosdo se po të shihej do të ishte në kontradiktë me demokracinë brenda për brenda partisë!
Në statutet e partive evropiane (të majta) thuhet se Sekretari i Parë i Partisë zgjidhet për një periudhë të caktuar kohore (nga kongresi në kongres, zakonisht me një mandat 3-vjeçar) dhe qëndrimi i tij në krye të kësaj detyre varet nga : Një varësi e ndërsjellë e platformës (ideore–programore) fituese të njërit prej konkurrentëve për Kryetar për drejtimin e partisë dhe mbështetjes së seksionit të partisë në bazë–këshillit rajonal/federal- këshillit nacional.
Nuk duket gjëkundi në mënyrë eksplicite lidhja shkak-pasojë: humbe zgjedhjet, humbe partinë!
Sipas kësaj logjike dorëheqja apo jo e Kryetarit të PS do të varej nga çfarë do të shihte të arsyeshme Asambleja Kombëtare - Kryesia e PS si edhe nga konkurrenca e Platformave post-zgjedhore të kandidatëve potencialë për kryetar të kësaj partie (deri tani kemi vetëm një kandidaturë të shpallur, atë të z. Malaj, e një në pritje për t’u shpallur, z. Blushi).
Por atëherë pse nuk presin dot as analistët, as disa nga anëtarët e kryesisë së Partisë Socialiste sa të prononcohet asambleja, të mblidhet Kongresi i Partisë i cili po sipas statutit menaxhon edhe kandidaturat për Kryetar Partie?
Është e qartë sepse: Po të prisnin do të jetonin një demokraci të qetë e funksionale!
Problemi kryesor qëndron tek vetë statuti!
Zor se do të gjendej në ndonjë dokument partie perëndimore një formulim i tillë si ky këtu: “Përgjegjësinë për iniciativën personale në emër të Partisë e ka Kryetari” (Neni 3) , “Kryetari i PSSH ka këto kompetenca kryesore: është drejtuesi më i lartë politik i partisë; është përgjegjës kryesor për drejtimin dhe bashkërendimin e veprimtarisë së përditshme të Partisë në zbatim të Programit, të linjës politike të miratuar nga Kongresi dhe forumet drejtuese të Partisë, të Statutit dhe të Rregulloreve të ndryshme”.
Ndoshta thuajse askund nuk do ta gjenim në partitë evropiane një tjetër formulim si ky këtu “Asambleja Kombëtare ngarkon Kryetarin e Partisë të finalizojë konsultimet me drejtues të strukturave të partisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile” Ky ishte një nga kriteret që miratoi asambleja e PS për përcaktimin e emrave të kandidatëve për deputetë.
Partitë evropiane s’do ta lejonin liderin të finalizonte gjë, sepse Këshilli nacional transcendon këdo Kryetar Partie. Kurse tek ne u tha epo Proporcionali këtë ka, lideri i bën listat!
Me lehtësinë më të madhe, patjetër por vetëm për partitë tona bajraktare.
Në statutet e partive simorta me PS, nuk bëhët në asnjë rast fjalë për “përgjegjësi” të Kryetarit, e as për finalizim prej tij. Bëhet fjalë për “Bureau Nacional”, “Conseil Nacional” apo për “Direzione generale” dhe “Assamblea Congressuale”. Kryetari i Partisë humbet, tretet, përpara këtyre organeve të fuqishme vendimmarrëse që kanë në dorë fatet e partisë.
Rrjedhimisht, pretendimi për dorëheqje apo jo të liderit të PS vjen pikërisht nga fakti se partia është akoma për ne një organizëm familjar ku u gjendkan kaq lehtë përgjegjësit! Dhe ai është njëshi, që e ka kërkuar vetë të jetë i tillë.
Prandaj, zoti Rama, nëse duhet të dorëhiqet, do të dorëhiqet jo sepse nuk po zbaton statutin e partisë së vet, miratuar në 2007 nga vetë ai, por pikërisht sepse po e zbaton atë!
Partia Socialiste jo vetëm që ka nevojë për një lidership të ri, por mbi të gjitha ka nevojë për një statut të ri, në kuptimin më simbolik të fjalës, një statut që privilegjon strukturën e partisë ndaj kryetarit, privilegjon platformën e qartë kolegjiale drejtuese ndaj interesave klanore, që delegon përgjegjësi të plota përzgjedhëse e vendimmarrëse tek Organizatat Rajonale ndaj diktatit të centralizuar.
Nëse jo, atëherë Partia Socialiste do të vazhdojë të dëgjojë fraza të tilla si ajo e zotit Rama në mbështetje të listës së vet elektorale : “Nuk ka pasur në këndvështrimin tonë një kriter kualifikues apo skualifikues, bazuar në rezultate individuale në gara të mëparshme. Sigurisht ka pasur një vëmendje për të vlerësuar performancën e gjithsecilit, kudo” (Panorama, 21 Maj 2009), duke shpërfillur kështu kriterin e vjetërsisë, i përmendur ngado si detyrues.
Nëse do të kishte zbatuar një statut tjetër, zoti Rama nuk do të hynte në këto zgjedhje vetëm për të fituar kryeministrin, por do të kishte synuar mbi të gjitha për të fituar legjislativin. Ben Blushi në një deklarim mediatik ka thënë se “Të qenit apo jo parlamentar nuk do t’i hiqte e as nuk do t’i shtonte gjë performancës së Ramës si Kryeministër”, a thua se Zoti Rama do fitonte me PS, paçka se PS-ja Parti mund të humbte.
Ai e mori këtë risk, për të mos qenë në shërbim të PS (siç ajo ishte) por për të fituar VETËM me PS (e tij), por tani që nuk do të jetë as kryeministër si do të kontrollojë nga kaq larg grupin e tij të rinovuar parlamentar?
Ai nuk do të jetë pjesë as e ekzekutivit as e legjislativit! Cila është fija që do të lidhë ekipin e tij heterogjen?
Partia Socialiste riskon të mos bëjë dot as opozitën, nëse më parë nuk kthjellon shumë ujëra paskëtaj që i ndodhi.
Partisë socialiste në fillim do t’i duhet një lidership që ta udhëheqë atë si Politikan në radhë të parë (Zoti Rama, kushedi pse hezitoi të pranonte një përcaktim të tillë) që do të mund të hartojë platforma konkurruese socio-ekonomikë, që do të dijë të neutralizojnë qindra interesa brenda kësaj partie gjysmë shekullore, e që do të dijë të ndërtojë aleanca, duke e njohur mirë e mirë partinë nga brenda e nga jashtë.
Dikush që do të ketë më në fund vullnetin të ndryshojnë njëherë e mirë statutin e një partie të vjetër, por që ruan ende tek-tuk personalitete që peshojnë rëndë.