Mbaroi koha e qirasë në PS, zoti Rama!
Nikollë LESI
Fill pas humbjes së PS-së në korrik 2005, zoti Nano dha dorëheqjen, e cila për hir të së vërtetës ishte një shenjë civilizimi në politikën shqiptare. Socialistët në gjendje çoroditje pas humbjes u ndodhën në një situatë të tillë sa u detyruan të marrin me qera në drejtimin e tyre një njeri të suksesshëm në punët e bashkisë më të madhe të vendit e një prej ish-ministrave, që manifestoi mënyrë tjetër drejtimi nga paraardhësit e tij ndër vite. Njeriu që nuk kishte asnjë lidhje shpirtërore me këtë parti të kthyer në opozitë, por që mund ta sillte në pushtet, u gjet pa as më të voglin dyshim: Edi Rama. Faji i të gjithëve në PS mbetet që për hir të rikthimit në pushtet dorëzuan kurorën e kryetarit tek një njeri që nuk kishte provuar asnjëherë prapanicën në ujin e ftohtë të së qenit opozitë e as ndjesinë e ngjyrës së kuqe. Për të qenë edhe më të saktë Edi Rama kishte manifestuar vetëm administrim me dorë të fortë në bashki, porse kurrsesi jo mënyrë kolegjiale bashkëpunimi, siç janë punët në një parti politike e aq më tepër në PS, e cila pas vitit 1999 ishte emancipuar së tepërmi duke dhënë shenja tolerance e të “ndarjes së racioneve” edhe me kundërshtarët në një parti. Pas tronditjes në korrik 2005 e deri në fillim të këtij viti, kohë kur Rama nxori planin e tij për ta kthyer selinë rozë në një shtesë të bashkisë me caktimin e emrave për kandidatë për deputetë, të cilët nuk kishin asnjë lidhje me të shkuarën politike të PS-së, por as dhe me të ardhmen e saj; asnjë prej drejtuesve historikë apo dhe të tjerë personazhe potenciale të së majtës nuk e kuptuan misionin e vërtetë të Edit. Ai, pra Rama, duke qenë në një shtëpi të marrë me qira për katër vite e që donte ta “privatizonte”, siç bëheshin ndër vitet ’92-‘ 95 bordet e privatizimit gjeti mënyrën më të bukur për të vendosur një numër rekord njerëzish të tij në të gjitha pikat ku firmoset ndryshimi i themeleve të kësaj ndërmarrje të madhe politike. Gramoz Ruçi një prej shtyllave kurrizore të PS-së heshti në këmbim të dëshirës së rikthimit në pushtet me emrin Rama, pasi duhet pranuar se ishte ky njeriu që e mori me qira Ramen dhe e vuri në kolltukun e kryetarit. Heshtën dhe disa të tjerë. Duke e pasur dhuratë selinë rozë e pushtetin e saj që prodhon ajo godinë historike kryetari aktual e vuri gjithçka në funksion të tjetërsimit të saj, duke qenë i bindur që do të fitonte i vetëm gjithçka; edhe kryeministrin, edhe do të mbante postin e kryetarit të bashkisë e të kryetarit të partisë. I bindur në një fitore historike dhe pa aleatë e për të qeverisur vendin për shumë vite, më shumë së asnjë tjetër në këto vite demokracie ai planifikoi një shpurë zyrtarësh të tij, të varur nën pushtetin e bashkisë apo në lejet e ndërtimit e tenderët disa miliona euro, të cilët do të ishin shërbëtorët e një pushteti personal. Zakonisht kur merret me qira një ndërmarrje apo objekt nuk mund t’i ndryshosh themelet e muret mbajtëse të godinës. Mund ta lyesh më bukur apo t’i vendosësh një çati të stilit tënd, por gjithnjë sipas kontratës me atë që të ka dhënë shtëpinë me qira. Në rastin Rama, në shtëpinë politike që quhet PS e të marrë me qira ndryshoi gjithçka, bile edhe atij që i dha me qira në kongres partinë, Gramoz Ruçit, i mbylli gojën dhe e bëri të dalë përtej së majtës, duke mos qenë as i majtë e as i djathtë, ndërkohë që historikisht Ruçi njihet për socialist 24 karatësh! Heshtën një mori figurash në PS, që shpresonin vetëm të rrëzonin Berishën e të merrnin pushtetin me çdo kusht, edhe duke pranuar tjetërsimin e përkohshëm të tyre nga Edi Rama. Ata menduan se kontrata e dhënies me qira të PS-së për Edi Ramën do të riformatohej e të zgjatej nëse Rama i kthente në pushtet, ndonëse nuk mendonin se kryebashkiaku autoritarist kishte planifikuar nga një “trekëmbësh” edhe për ata nëse fitonte, pasi qiraja do t’i kthehej në objekt privatizimi e nuk kishte Zot në sëline rozë ta prekte apo kundërshtonte. Në një farë mënyrë tashme ndodhemi para një linje putiniane në PS e pro-amerikane në PD, ndonëse ka dhe një lob anti-Rama në ngritje e potent në selinë rozë që mund të quhet lobi evropian. Rama nëse nuk respekton statutin e partisë si dhe mban me forcë kreun e PS-se nuk është asgjë më shumë se një Putin shqiptar, i cili do ta kthejë Partinë Socialiste në një repart xhandarmerie, ku biznesmenët e ardhur në parti mund të mbyllin gojët e lira 18-vjeçare në këtë parti.
Kur mbaron koha e qerasë duhet që qiradhënësi (në këtë rast gjithë baza prej 60 mijë anëtarësh e iniciuar nga Ruçi në vitin 2005) t’i kërkojnë qiramarrësit Rama të dorëzojë çelësat e ndërmarrjes politike që quhet PS, pasi ka shkelur objektin kryesor të kontratës, si dhe mbaroi koha e nënshkrimit me statut e qirasë. Një qiradhënës dinjitoz nuk pranon më ta ripërtërijë kontratën nëse i ke prishur shtëpinë. Ndaj Rama nuk e solli në pushtet të majtën e PS-në. Duhen dorëzuar çelësat sa nuk është vonë për të gjetur dikë brenda ngjyrës së kuqe të PS-së që jo vetëm e sjell në pushtet të majtën, por edhe nuk e shikon si shtëpi politike me qira!
Ky gjykim do të ishte edhe për Sali Berishën në qoftë se nuk e mbante në pushtet të djathtën. Do të ikte.