Diplomatët e huaj… Kolegji Zgjedhor… dhe humbja!
Agim Neza
Para disa ditësh diplomatët më të rëndësishëm të akredituar në Shqipëri vërshuan në ndërtesën e Gjykatës së Apelit, atje ku ndodhet Kolegji Zgjedhor. Zyrat e tyre të shtypit apo këshilltarët e Marrëdhënieve me Publikun ishin kujdesur për gjithçka. Kishin lajmëruar të gjithë median shqiptare dhe me sa duket kishin këshilluar shefat e tyre, që të mos u mungonte buzëqeshja gjatë hyrjes dhe daljes në Kolegjin Zgjedhor. Madje, u lëshua edhe një Njoftim për Shtyp për të sqaruar se diplomatët e bënë këtë takim për të inkurajuar gjyqtarët, që të mos tundoheshin nga presionet politike, pra të zbatonin ligjin dhe vetëm të ligjin....
Për hir të vërtetës në ato momente mendova se ky veprim është një donkishotizëm i diplomatëve të huaj. Me sa duket emocionet e momentit të diplomatëve kishin bërë që ata të harronin se Shqipëria është anëtare e NATO-s!. Pra, një ndërhyrje paprecedent në sistemin e drejtësisë të një vendi tjetër. Nga ana tjetër, me këtë veprim, “leksionet” e vazhdueshme të diplomatëve që kishin dhënë gjer në këto momente se “politika nuk duhet të ndërhynte në vendimet e gjyqësorit shqiptar”, dukej se nuk kishin më kuptim.
Imagjinoni për një çast sikur diplomatë të vendeve të ndryshme të futeshin në ndonjë Gjykatë në Evropë apo në SHBA (njërin nga vendet nga vijnë diplomatët, që janë të akredituar në vendin tonë) për t’iu kërkuar gjyqtarëve drejtësi dhe të mos ndikoheshin nga politika?! Imagjinoni se çfarë do të ndodhte? Jo vetëm që shtypi i atij vendi do të ziente, por nuk do të mungonin edhe notat verbale për ndërhyrje pa precedent në punët e një shteti tjetër.
Sot them se diplomatët kanë pasur arsye shumë të forta për të ndërmarrë një iniciativë të tillë. Një ndër arsyet mund të ketë qenë pretendimet e opozitës dhe dyshimet e saj për “padrejtësi”, ashtu siç mund të jenë arsye të tjera si përgatitja e një raporti për qeveritë e tyre rreth zgjedhjeve në Shqipëri apo këndvështrimi nga një pozicion tjetër që nënkupton se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe duhet parë nëse është duke i plotësuar këto standarde.
Mendoj se diplomatët kanë pasur të drejtë pas reagimit të kryetarit të Partisë Socialiste z. Rama, i cili menjëherë pas vendimit që mori KQZ u shpreh se: “Ne nuk do t’i njohim zgjedhjet e 28 qershorit në rast se nuk do të na njihet e drejta jonë demokratike e ligjore për të gjitha kontestimet tona…”
Pra, diplomatët e huaj me sa duket kanë parashikuar këtë moment, kanë parashikuar se liderët shqiptarë e kanë vështirë të pranojnë humbjen, kanë parashikuar se palët do të ankoheshin për KQZ, do të ankoheshin për Kolegjin Zgjedhor. Në fakt të gjitha këto ndodhën.
Madje, Ambasadori amerikan në Tiranë, shkëlqesia e tij Xhon Uidhers, këshilloi dhe sugjeroi se: “…Eshtë e domosdoshme që të gjitha aspektet e procesit të jenë transparente, që procesi të vazhdojë në mënyrë profesionale, të mos jetë i politizuar dhe që të jetë gjithmonë nën sundimin e ligjit.”
Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor të gjithë janë bindur (bazuar në procedurat ligjore) se procesi ka qenë transparent dhe vendimi i Kolegjit Zgjedhor si organ i pavarur, aq më tepër i inkurajuar dhe nga “vizita” e diplomateve të huaj ka qenë një vendim i pavarur dhe profesionist. Pra, gjyqtarët janë bazuar në ligj dhe kanë pasur mbështetjen edhe të ndërkombëtareve për të dhënë një vendim të pavarur. Heshtja e diplomatëve të huaj në këto momente, besoj se mund të interpretohet si respekt për institucionet e pavarura dhe larg ndikimit partiak.
Natyrshëm të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se zgjedhjet nuk ishin të përsosura, por sipas mendimit tim, duke u nisur nga ajo që kërkonin shqiptarët dhe nga standardet që kërkonin ndërkombëtaret them se kemi bërë zgjedhjet më të mira në këto 18 vjet. Në radhë të parë bashkëpunimi midis partisë në pushtet (PD) dhe opozitës (PS) ka qenë i shkëlqyer, në veçanti për ndryshimet kushtetuese, ku përfshihej edhe Kodi Zgjedhor. Këto zgjedhje vendosen standardin e numërimit me kamera. Ankesat? Nga mbi 300 ankesa në 2007, në këto zgjedhje u bënë gjithsej 30 ankesa në KQZ. Për herë të parë nuk dëgjuam zëra se mbeti njeri pa votuar si rezultat i listave të votimit, e mbi të gjitha qytetarët u pajisën me karta identiteti apo letërnjoftime të reja. Pjesëmarrja e votuesve ka qenë ndër më të lartat e këtyre 15 viteve të fundit. Në këto zgjedhje iu dha përparësi pjesëmarrjes së femrës në parlamentin shqiptar, etj., etj.
Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se duhet të bëjmë më shumë për standardet në zgjedhjet e ardhshme, ashtu siç është e rëndësishme të mësohemi të pranojmë humbjen, aq më tepër pas vendimeve të Kolegjit Zgjedhor. Pra, nuk duhet të presim ndërkombëtarët të vijnë dhe të na thonë: “Nuk keni ç’çbëni, duhet të pranoni humbjen”. Nga këta ndërkombëtarë kemi mësuar se zgjedhjet demokratike nuk janë luftë për ekzistencë, por garë për t’i shërbyer shoqërisë sa më mirë.
Kjo humbje nuk duhet të ndikohet nga çfarë mund të jetë shkruar në një statut në një moment të caktuar. Pra, nëse pranoj humbjen, duhet të largohem.! Kjo është tërësisht diçka tjetër. Këtë e vendosin strukturat e partisë. Nëse të duan nuk të lënë të largohesh edhe nëse ti kërkon dorëheqje.
Mendimi im është se Edi Rama dështoi për të ardhur në pushtet, por nuk është i humbur. Nëse nuk ka mundësi të mbajë partinë, ai ka aq deputetë “besnikë” sa mund “të krijojë” një Parti Socialiste tjetër për të realizuar idenë e politikës së re “Përtej të majtës e të djathtës”! Të humbur në këto momente janë të gjithë socialistët e tjerë, të cilët besonin se Partia Socialiste do të vijë në pushtet. Gjithashtu, të humbur të momentit janë figurat e rëndësishme të Partisë Socialiste që janë jashtë parlamentit si Fatos Nano, Rexhep Meidani, Ylli Bufi, Elmaz Sherifi, Musa Ulqini, Eva Alushi, Besnik Dervishi etj., si dhe aleatët e tij Gjinushi e Milo.
Partia Socialiste në këto momente i ngjason një grupi turistësh të mbetur në shkretëtirë, ku udhërrëfyesi ka ngatërruar rrugën dhe disa nga pjesëtarët e grupit mendojnë të bëhen udhërrëfyes. Ndërsa pjesa tjetër e grupit është në pritje nëse ky udhërrëfyes do të gjej rrugën apo do të vijë një tjetër udhërrëfyes me eksperiencë për t’i ndihmuar të dalin nga shkretëtira!