Beteja për avionin pa pilot, Irani e nxjerr në ‘Youtube’
Avion amerikan pa pilot u rrëzua nga luftëtarët kibernetikë të Iranit. SHBA kishte në plan të dërgonte forca speciale për ta shkatërruar. Kina dhe Rusia i kërkojnë Teheranit mundësi për të parë avionin nga afër.
Matthias von Hein
Akulli mes Uashingtonit dhe Teheranit po ngurtësohet më shumë. Televizioni iranian paraqiti një avion amerikan pa pilot shumë modern. Luftëtarët kibernetikë duhet ta kenë rrëzuar atë nga hapësira ajrore mbi Iran. Për gjeneralin iranian të brigadës, Amir Ali Hajidazeh ishte një ditë e madhe. Një ditë beteje në luftën propagandistike me SHBA-në. Të enjten, Hadjizadeh prezantoi në televizionin iranian avionin e telekomanduar të tipit amerikan 170 RQ. Që nga e diela e fundit ka raporte kontradiktore nga Irani dhe SHBA për këtë avion. Irani pohon se ai e ka vënë nën kontroll avionin pa pilot krejtësisht të padëmtuar. SHBA kanë heshtur fillimisht dhe pastaj kanë dhënë pak nga pak informata. Fillimisht ata vetëm pranuan se kanë humbur një avion pa pilot mbi lindjen e Iranit. Pastaj folën për një aksident. Iranianëve duhet t'u kenë rënë në dorë shumë pjesë të shkatërruara të avionit, u tha.
Loja e fshehur me RQ 170 është e kuptueshme. Avioni i fshehtë pa pilot, që fluturon lart, shërben për të depërtuar fshehurazi në hapësirën e huaj ajrore, të zbulojë atje sekrete duke përdorur elektronikën e avancuar dhe për t'i përcjellë ato poshtë në kohë reale. Një RQ 170 rrotullohej edhe në qiell mbi Abbottabad-in pakistanez, kur forcat speciale amerikane vranë atje në maj Osama bin Ladenin. Avioni i përcolli pamjet e operacionit në Shtetet e Bashkuara. Gjatë aksionit u dëmtua një helikopter zbulues i ushtrisë amerikane, i cili mbeti aty dhe për pjesët e mbetura të tij interesohet shumë tani Kina.
Dhe kështu edhe tani në Teheran do të trokasin specialistë kinezë dhe rusë, për të analizuar RQ 170, shumë sekrete. Për t’i hedhur një vështrim të parë këtij avioni duhet vetëm të shikojnë në platformën e videove YouTube, ku TV iranian prezantoi me krenari avionin pa pilot të padëmtuar.
Pyetja tani është: A është i vërtetë avioni pa pilot? Mediet amerikane informojnë se analistët dhe zyrtarët e qeverisë në Shtetet e Bashkuara janë të ndarë në lidhje me këtë çështje. CNN citoi një zyrtar amerikan të paidentifikuar të kenë thënë, se nuk ka asnjë arsye për të besuar se është falsifikim. Me sa duket avioni po udhëtonte me porosi të CIA-s për të spiunuar në objektet bërthamore të Iranit.
Se sa e vlefshme është RQ 170 për amerikanët, e bën të qartë një raport i Christian Science Monitor të mërkurën. Pasi forcat e armatosura amerikane kishte humbur avionin pa pilot, shkruan gazeta, ata menduan ta shkatërronin avionin e telekomanduar në Iran nga forca speciale. Në ‘Wall Street Journal’, një zyrtar amerikan tha se nga një hap i tillë u hoq dorë, sepse një mision i tillë do të kishte provokuar një incident të madh. Sikur një ekip përgjegjës të kishte hyrë në Iran, tha zyrtari, "do të ishte marrë nga qeveria iraniane si veprim ushtarak."
Një akt lufte, e vlerëson Teherani tashmë përdorimin e avionit pa pilot në hapësirën ajrore iraniane. Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon, qeveria e quan një akt armiqësor kundër republikës islamike të Iranit dhe një shkelje të qartë të rregullave ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara nuk kanë humbur vetëm teknikën sekrete, por edhe janë turpëruar politikisht.