Beteja per kasat
NgaFATOS COCOLI
Nga 80 mije sipermarres te vegjel ne te gjithe vendin te pakten 50 mije prej tyre ata qe e kane xhiron vjetore mbi 20 milione leke te vjeter ne vit do te pajisen me kasen fiskale. Ky eshte nje proces i pandalshem. Nese ai deshton edhe kesaj radhe rrezikohen shume gjera praktikisht reforma fiskale humbet traun kryesor ku mbahet drejtpeshimin. Prandaj dhe tatimoret tane e kane tejet seriozisht kesaj radhe nuk sprapsen. Me protesten...
...treditore te tregtareve te Medresese ne kryeqytet shume sipermarres te tjere te vegjel moren fryme lehtesisht dhe menduan se edhe kesaj here si ne vitin 1994 apo 2001 qeveria u spraps dhe kasat nuk do tu vihen. Madje shume nga protestuesit me aktive te Medresese mendonin se duke qene treg i lire nuk kishte pse te viheshin fare kasat fiskale. Ankesat per cmimin e kases ishin thjesht fasada ndaj nje shprese qe edhe pse e pabaze vijon te jetoje ne shpirtin e shume tregtareve dhe sipermarresve te vegjel. Ajo qe shteti te mos u shohe te gjitha blerjet qe bejne qe Taksa mbi Vleren e Shtuar te mos u hyje ne llogarite dhe fletoret e tyre te shitjeve ditore. Por eshte nje shprese e kote. Dhe cdo perpjekje e neserme per te trazuar uret edhe me protesta te tjera te mundshme do te ishte si te luftoje me mullinjte e eres. Gjobat ndaj biznesit te vogel qe nuk ka vene kasen tani kane rifilluar dhe ne te ardhmen do te shpeshtohen. shte teresisht ne te mire te tyre qe tregtaret dhe sipermarresit e vegjel me xhiro vjetore mbi 20 milione leke te vjeter ta mbledhin mendjen. Ta blejne kasen. Ne muajt e pare te vitit 2011 do ta likuidojne shpenzimin e kryer nepermjet zbritjes qe shteti do tu beje nga taksat qe kane per te paguar per kete vit. E likuidojne vetem ata sipermarres te vegjel qe e blejne kasen brenda 28 shkurtit 2011. Ky eshte afati i fundit per te marre kasen pa e paguar me parate e tua nese deri ne ate periudhe ke qene fatlum ose ke paguar nen dore tatimoret te te kursejne dhe mos te ta vene gjoben. Pse afati ligjor per pajisjen me kasa fiskale per te gjithe tregtaret e vegjel ka mbaruar qe ne 30 qershor 2010 Ata jane jashte ligjit duke mos e blere kasen detyrimin shteteror. Megjithate ende shumica e sipermarresve te vegjel ne Tirane nuk e ka blere. Tregtaret shkojne me mendjen se edhe kesaj radhe do te kalohet lumi. Por e keqja eshte se nuk ka fare lume per te kaluar. Jane mbyllur te gjitha portat. Sipermarresit te vogel i mbeten tri zgjidhje. E para te prese me shprese se mos ndonje proteste e re me e madhe ndalon vendosjen e kasavemision gati i pamundur. E dyta te prese duke joshur tatimorin e lagjes dhe duke iu shpetuar kontrolleve derisa ne fund te kapet dhe te paguaje edhe gjoben edhe kasen. E treta ta bleje kasen pa shkuar data 28 shkurt 2011 duke pritur rimbursimin e blerjespune javesh me ane te zbritjes nga vlera e takses qe do ti paguaje shtetit ne vitin 2011. Per shembull nese taksa vjetore e nje tregtari eshte 600 mije leke te vjeter do ta paguaje 100 mije leke pse do te paraqese faturen qe ka blere per 500 mije leke te vjeter kasen fiskale dhe kjo shume do ti zbritet nga detyrimi vjetor ndaj shtetit. Nga te tre variantet duket se me i fituar tregtari apo sipermarresi i vogel del nese e blen kasen nje ore e me pare. Por sa nga mijera tregtaret e vegjel te Tiranesqytet ku po realizohet ne faze te pare vendosja teresore e kasave e kane kete mendje Per fat te keq jo shume. Shumica shkojne me idene se po e blene e hengren. Dhe ata tregtare qe u vjen kontrolli dhe i shpetojne per qime gjobes duke e blere i quajne si koka turku. Ndoshta do te ishte e udhes qe eksperte nga Ministria jone e Financave dhe organet qendrore tatimore te shpjegojne hollesisht dhe qarte procesin qe tu vijne ne ndihme atyre qe jane ende me mendesine e vjeter se shteti nuk deperton dot tek defteret e tregtarit te vogel. Shteti po pergatitet qe vitin e ardhshem me deklaraten per te ardhurat e individit te shikoje ne xhepat e secilit prej nesh qe eshte mbi 18 vjec dhe qe siguron te ardhura me shume se 2 milione leke te vjetra ne vit. Dhe te tille duke perjashtuar me te varfrit jemi gati te gjithe. Kur shteti po na vjen te gjitheve te na trokase tek dera kuptohet se ai nuk mund te beje asnje leshim per tregtarin tone te vogel te mesuar me mijera marifete se si tia hedhe taksidarit shteteror ose sesi ta sheqerose ate per tia hedhur pastaj qe te dy shtetit apo ndryshe te gjithe neve. Te anashkalosh shtetin sot eshte nje beteje e humbur. Prandaj edhe sipermarresit e medhenj serioze e kane kuptuar kete dhe i paguajne rregullisht shtetit detyrimin qe u takon. Tregtari apo sipermarresi yne i vogel edhe pse eshte ne numer shume me te madh nuk ka pse te mendoje se mund ta detyroje shtetin ta terheqe kasen fiskale nga dyqani apo pika e tregtimit e tij. Asnje shantazh numrash apo trupash njerezore ne proteste nuk pi uje. Erdhi koha qe shtetit tone ti vije me tamam era shtet njelloj sikurse nje qytet behet modern dhe mire i banueshem kur asfalton rruget dytesore te tij.