Korrupsioni si pasoje e privatizimit
NgaBLENDI KAJSIU
Prej me shume se dy deka dash si ne literaturen ekonomike ashtu edhe ne politike-berje privatizimi eshte konsideruar si nje nga ilacet themelore kunder korrupsionit.Logjika ishte e thjeshte. Nese korrupsioni perkufizohet si perdorim i postit...
...publik per perfitime personale reduktimi i postit publik nenkupton edhe reduktimin e korrupsionit. Meqenese korrupsioni buron nga sektori publik dmth. nga abuzimi me postin publik apo shteteror reduktimi i ketij sektori automatikisht do te reduktonte edhe korrupsionin. Sa me pak te nderhyje shteti ne treg sa me pak kompetenca dhe rol te kete ai ne ekonomi aq me pak korrupsion do te kete. Ne ekstremin e tij logjik ky arsyetim thote se pa shtet nuk ka korrupsion. Pra ne nje rast hipotetik ku shteti apo hapesira publike zhduket zhduket edhe korrupsioni pasi ne keto kushte nuk
ka poste publike dhe per pasoje nuk mund te kete abuzim te postit publik per interesa personale. Kemi te bejme pra me nje filozofi antikorrupsioni neoliberale qe identifikon shtetin me korrupsionin dhe tregun e lire me mungesen e tij. Per pasoje procesi i privatizimit qe reduktonte sektorin publik shteteror dhe zgjeronte sektorin privat pritej qe pervec se te rriste efikasitetin e operatoreve ekonomike ne treg te eliminonte edhe korrupsionin.
Sot pas pothuajse njezet vjetesh privatizim te vazhdueshem mund te themi pa frike se dicka e tille nuk ka ndodhur. Per te qene te sakte duhet thene se dukshem ka nje renie te lehte te korrupsionit administrativ sikurse parashikohet nga teoria neoliberale te pakten po ti referohemi sondazhit te vitit 2008 te kryer nga IDRA. Megjithate duket se ka nje rritje te korrupsionit te nivelit te larte apo asaj qe shpesh quhet kapja e shtetit. shte ajo qe shpesh ne debatin publik quhet privatizimi i pushtetit publik. Ky pushtet nuk perdoret me per te miren e publikut por per te maksimizuar fitimet dhe pasurimin e atyre qe jane ne pushtet. Nga kjo pikepamje mund te themi pa frike se sa me shume ka avancuar procesi i privatizimit aq me shume eshte rritur edhe fenomeni i korrupsionit si kapje e shtetit. Ne kete aspekt teoria neoliberale e antikorrupsionit ka prodhuar efektin e kundert te asaj qe parashikon. Mendoj se kater jane arsyet pse ka ndodhur dicka e tille.
Se pari procesi i privatizimit rrit pafundesisht pikat e kontaktit mes sektorit publik dhe atij privat. shte pikerisht ne kete piketakim mes funksionarit publik dhe aktorit privat ku ndodh kapja e shtetit apo ajo qe ne e quajme shpesh korrupsion. Privatizimi nuk eshte thjesht procesi i transferimit te prones publike ne duar private. Ai nuk eshte nje proces i fundme por nenkupton zgjerimin e vazhdueshem te hapesires se tregut privat. Privatizim do te thote krijim i vazhdueshem i tregjeve te reja jo vetem ne hapesirat qe me pare ishin shteterore p.sh. telefonia celulare apo Albtelekomi por edhe ne hapesira qe vazhdojne te jene publike si arsimi apo shendetesia. Ama krijimi i tregjeve te reja kerkon me shume dhe jo me pak nderhyrje nga shteti ky eshte nje proces qe eshte analizuar kohe me pare nga Karl Polany ne kryevepren e tij te mirenjohur te fillimshekullit te kaluar Transformimi i Madh. Ndryshe nga sa pretendon fantazia neoliberale tregu nuk ekziston apriori ai krijohet me rregullim legalizim arbitrim etj. Kjo do te thote se me shume privatizim nenkupton edhe me shume rregullim dhe nderhyrje ligjore nga ana e shtetit ne menyre qe te garantohet mirefunksionimi i tregjeve te reja sidomos kur keto hapen ne pika delikate si arsimi energjia elektrike apo shendetesia Dhe sa me shume shteti bie ne kontakt me sektorin privat qe zgjerohet vazhdimisht.
Ketu vijme tek arsyeja e dyte. Rritja e piketakimit mes sektorit publik dhe atij privat shoqerohet me nje diferencim gjithnje e me te madh te pagave ne nivele drejtuese mes sektorit publik dhe atij privat. Dy jane arsyet. Se pari sektori publik eshte gjithnje e me i neglizhuar nga ana e shtetit dhe theksin e ve tek sektori privat. Se dyti sektori privat ne Shqiperi shpesh si pasoje e mungeses se burimeve njerezore dhe si pasoje e konkurrences se ashper ne treg ofron paga jashtezakonisht te larta per nivelet drejtuese. Rezultati eshte nje varferim relativ i sektorit publik pavaresisht rritjes se vazhdueshme te pagave aty sidomos ne nivelet drejtuese. Sot cdo menaxher banke pa folur per nivel drejtori te pergjithshem ka te ardhura vjetore shume me te larta se vete kryeministri apo cdo minister ne qeveri.
Kjo prodhon nje mosperputhje midis rolit social dhe perfitimit financiar. shte nje mosperputhje problematike ne ekonomine e tregut ku vlera e rolit social percaktohet gjithnje e me teper financiarisht. Pra nuk mjafton te jesh minister per te qene pjese e elites sociale duhet te kesh edhe financat e duhura qe te besh jeten e elites cka nuk perballohet dot me pagat e shtetit. Kjo shpjegon pjeserisht edhe paradoksin e denoncimit te korrupsionit te zyrtareve apo politikaneve te larte. Nga njera ane pothuajse te gjithe e denoncojne korruptimin e tyre. Nga ana tjeter nje politikan apo funksionar i larte me stil te ulet jetese shikohet shpesh me perbuzje. Imagjinoni cdo mendonit po te shihnit nje minister apo politikan te larte qe leviz me autobusin e Unazes.
Arsyeja pse tundimi per tu korruptuar kthehet ne realitet na sjell tek arsyeja e trete qe shpjegon rritjen e korrupsionit si pasoje e procesit te privatizimit. Interesi personal si percaktuesi themelor i sjelljes se funksionarit publik. Sot funksionari publik sidomos ne nivelet e larta gjithnje e me shpesh motivohet teresisht nga interesi personal qe ne shumicen e rasteve do te thote maksimizimi i te ardhurave financiare. Qe interesi personal ka qene faktor i rendesishem edhe gjate komunizmit nuk ka dyshim pavaresisht se publikisht ai denoncohej shpesh. Qe ai do mbetet i tille gjithashtu nuk ha shume debat. Ama me renien e komunizmit interesi personal jo vetem u rehabilitua por edhe u idealizua. Te ndjekesh interesin tend personal jo vetem qe nuk eshte gabim jo vetem qe eshte pjese e natyres njerezore por eshte mire edhe per shoqerine ne pergjithesi. Keshtu modeli i sjelljes qe dominon tregun maksimizimi i fitimit apo i interesit personal iu vesh edhe sektorit publik. Per pasoje zyrtari publik sillet si biznesmeni ne treg. Ai e trajton postin publik si prone private nepermjet te ciles ai ose ajo synon maksimizimin e fitimit personal dhe jo realizimin e interesit te pergjithshem publik.
Ketu vijme tek arsyeja e katert dhe e fundit. Humbja e interesit te pergjithshem si objektiv orientues i politikeberjes. Arsyeja se perse funksionari publik e ka te lehte te korruptohet nuk eshte vetem shtysa per perfitim personal por edhe sepse interesi i pergjithshem eshte pothuajse inekzistent ne politikeberje. Filozofia aktuale qeverisese bazohet ne idene se nuk ka nje interes te pergjithshem publik por nje mori interesash qe ne perplasje me njeri-tjetrin prodhojne nje rezultante qe duhet ndjekur nga qeveria. shte ajo qe Robert Dahl e quan demokracia pluraliste ku politikeberja eshte rezultantja e perplasjes se interesave te ndryshme.
Qeverisja tek ne sot zhvillohet realisht si rezultante e perplasjes se interesave te vecanta dhe jo si ndjekje e nje interesi te pergjithshem. Keshtu kur flitet per arsimin politikat qe ndermerren nuk burojne nga nje konceptim i te mires se pergjithshme pra se cfare do ti interesonte shoqerise ne pergjithesi ne kete sektor. Politikat jane produkt i perplasjeve apo perputhjeve mes interesave te institucioneve publike te arsimit me ato private. Ama nje diskutim vizion apo strategji se cili eshte interesi i shoqerise shqiptare ne sektorin e arsimit se cfare synon te arrije ky sektor per shoqerine ne pergjithesi apo se kush do perfitoje prej tij pothuajse nuk ekziston. Nje tjeter shembull eshte sektori i ndertimit. Ne kete sektor politikat nuk ndermerren ne raport me interesin e pergjithshem publik sic mund te ishte p.sh. nje strehim i perballueshem per sa me shume qytetare shqiptare. Politikat ne sektorin e ndertimit jane produkt i perplasjeve mes grupeve te ndryshme interesi ndertuesit pronaret pushteti qendror dhe ai lokal e keshtu me radhe.
Kur flitet per interesin e pergjithshem ai njehsohet me procese te mjegullta abstrakte dhe tejet te pergjithshme si integrimi europian apo ne NATO ku te gjithe jane dakord dhe ku presupozohet se te gjithe do dalin te fituar. Pra nese interesi i grupeve te caktuara eshte konkret dhe i prekshem interesi i pergjithshem artikulohet ne nivele aq te larta abstraksioni demokracia zhvillimi integrimi saqe ai humbet fare ne procesin konkret te politikeberjes.
Ne kushte te tilla eshte e veshtire mos ta perdoresh postin publik per perfitime personale. Ne momentin qe interesi publik zhduket nga skena posti publik ne fakt mund te perdoret vetem per interes personal. Askush nuk mund te pretendoje se po e perdor pushtetin publik apo politik ne funksion te interesit te pergjithshem kur ky interes pothuajse nuk artikulohet politikisht dhe praktikisht.
Procesi i privatizimit duhet pare pikerisht si procesi i eliminimit te vazhdueshem te interesit publik dhe zevendesimi i tij me interesin privat si ideali rregullues i shoqerise sone. Fatkeqesisht ky eshte nje fenomen global ndaj korrupsioni eshte ne rritje jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet me te zhvilluara si Amerika Franca apo Anglia pa folur per fqinjet tane Greqi dhe Itali. Problemi eshte se ne Shqiperi kjo filozofi ka avancuar me shume dhe me ashper se kudo tjeter. Nese dje ne cuam ne ekstrem teorite marksiste duke zhdukur totalisht tregun dhe pronen private sot kemi cuar ne ekstrem teorite neoliberale duke synuar te zhdukim shtetin dhe hapesiren publike nepermjet privatizimit te gjithckaje. Korrupsioni ekstrem duhet pare si nje nga pasojat e nje procesi te tille ekstrem.