E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja per token, nje i lire

Redinalda Caushaj

Perleshja me arme per 800 metra toke mes dy fiseve mbyllet me dy persona qe mbeten ne burg pas mases se sigurise, nje ne kerkim dhe pese te plagosur. Gjykata e Tiranes le ne qeli dy te afermit qe tentuan te vrasin me arme ne nje lokal, pas perplasjeve mes fiseve Lamja e Xhabafti ne fshatin Bultice te Vaqarrit. Fadil Xhabafti dhe Rasim Xhabafti, vellezer, nuk kane folur gjate mases se sigurise, ndersa u dha "arrest me burg", nderkohe qe per Fabjan Lamja u dha masa ne mungese. Ndersa Aqif Xhabafti, i ndaluari i trete, deklaroi se kishte hedhur armen nga frika e policise duke e fshehur, por jo se kishte marre pjese ne ngjarje. Per kete te dyshuar, gjykata dha masen e sigurise "detyrim paraqitjeje".

Nderkohe qe, prokurori i ceshtjes deklaroi se dy te pandehurit ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane tentuar te vrasin me arme zjarri 5 te aferm, me te cilen jane konfliktuar per ceshtje pronesie. Ngjarja ka ndodhur ne komunen e Vaqarrit, rreth ores 09:00 te se dieles, ne nje lokal ne fshatin Bultice. Sipas hetimeve, ka rezultuar se konflikti ka ardhur pasi i pandehuri Fabjan Lamja ka qelluar me arme zjarri automatike, duke plagosur Rasim Xhabaftin, i arrestuar, 30 vjec, Fadil Xhabafti, 19 vjec, i arrestuar dhe Aqif Xhabafti, 55 vjec. Sipas akuzes i pandehuri Radmir Xhabafti, i arrestuar, 25 vjec, pasi ka pare Lamjan duke qelluar, eshte kunderpergjigjur ne drejtim te Abaz Lamjas, 45 vjec dhe Muharrem Nurjas, 48 vjec, i cili ndodhej rastesisht ne lokal. Mesohet se policia po punon per kapjen e nje prej te dyshuarve, 18-vjecarit qe procedohet ne mungese dhe qe nisi i pari konfliktin e armatosur mes fiseve. Nderkohe qe, sipas hetimeve te prokurorise, dy te pandehurit kane pasur nje konflikt me pronen ne tyre ne keto fshat me pese personat e tjere, te cilet tentuan qe t'i vrisin. Dje, dy te pandehurit kane mohuar qe te japin shpjegime. Mbrojtja ka kerkuara nje mase sigurie me te bute ndaj tyre, nderkohe qe akuza i ka cilesuar persona me rrezikshmeri shoqerore. Te njejten mase ka vendosur edhe Gjykata e Tiranes diten e djeshme. Dy te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes me dashje mbetur ne tentative" si dhe "armembajtjes pa leje".

Sherri ne lokal solli prag-tragjedine

Pese dite pas ngjarjes ne fshatin Bultice te Vaqarit, policia e Tiranes, Komisariati nr. 6, ende nuk ka bere arrestimin e Fabjan Lamjas, autorit kryesor te dyshuar per prag-tragjedine e se dieles. Edhe pse kane kryer kerkime ne banesat e te afermve, 18-vjecari nuk eshte gjetur, ndersa te gjithe te demtuarit nga kembet jane kthyer ne banesa pas mjekimit. Burime zyrtare te policise thane se zanafilla e kesaj ngjarje eshte per nje pjese toke ne fshatin Bultice permes dy familjeve Xhabafti dhe Lamaj. Pas nje konflikti mes tyre me arme zjarri, ka nisur grindja ne lokalin e Flamur Xh., 35-vjec. Fabjan Lamja mesohet se ka tentuar te vrase, duke qelluar me arme zjarri automatike dhe per pasoje kane mbetur te plagosur Aqif Xhabafti, Rasim Xhabafti, Fadil Xhabafti, Abaz Lamja dhe Muharrem Nurja, te cilet u derguan ne Spitalin Ushtarak me plage ne kembe. Ne vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe procedurale, nga ku rezultoi se motivi i kesaj ngjarjeje ka qene nje konflikt i vjeter pronesie, nderkohe ne cilesine e proves materiale u gjeten dhe u sekuestruan 13 gezhoja model 56, 2 fisheke te pa plasur dhe nje automatik.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›