E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia dhe Burgjet, abuzime me te ndaluarit

Artan Cena

Avokati i Popullit "fshikullon" Ministrine e Brendshme dhe te Drejtesise per metodat e shoqerimit dhe arrestimit te personave qe dyshohen per vepra te ndryshme penale dhe kushtet ne ambientet e paraburgimit ne komisariate, apo sporteleve te pasaportave per aplikuesit. Nje raport i pergatitur disa dite me pare i eshte deleguar drejtuesve te institucioneve te larta, si Kryeministrit Sali Berisha, ministrit te Brendshem, Bujar Nishani, ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Prenci, drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra dhe Komisioneve Parlamentare per te Drejtat e Njeriut dhe Sigurine.

Ne raport jepen dhe 12 rekomandime per permiresimin e kushteve te jetes dhe te qendrimit te dhomave te sigurimit dhe te shoqerimit te personave ne institucionet vendore te Policise se Shtetit, te ambienteve ku behet aplikimi per pajisjen me pasaporta. Gjithashtu, zbatimin e kritereve ligjore per shoqerimin e te dyshuarve ne organet e policise, si dhe gjate arrestimit apo ndalimit nga punonjesit e policise.

Ekspertet e Avokatit te Popullit, kane vleresuar se shoqerohen ne polici persona jashte kritereve ligjore te percaktuara ne dispozitat e mesiperme. Probleme jane verejtur ne Komisariatet e policive nr. 2, 3, 4 dhe 5 ne Tirane, si dhe ne Vlore. Por ndodh edhe qe te trajtohen si te shoqeruar persona kur jane te dyshuar si autore te veprave penale, si ne Komisariatet nr. 3 dhe 4 te Tiranes, apo dhe ne ambientet e Drejtorise se Policise. Procedura jo te rregullta, sipas eksperteve te AP-se, ndiqen edhe per deshmitare te nje ngjarjeje, raste per te cilat duhet aplikuar e drejta e "njoftimit per paraqitje ne polici", nderkohe qe ky shoqerim ne polici behet me detyrim, u behet kontrolli personal dhe u hiqen e bllokohen sendet personale si telefona etj., qe jane kunder ligjit. "Askujt nuk mund t'i behet kontroll vetjak jashte procesit penal, me perjashtim te rasteve te hyrjes ne territorin e shtetit dhe te daljes prej tij, ose per te menjanuar nje rrezik qe i kanoset sigurimit publik", thuhet ne raport. Verejtje ka per bllokimin e sendeve personale, ku nuk mbahet nje procesverbal, dhe nese ky mbahet, ai nuk u jepet te shoqeruarve. Sipas raportit, nuk ka dhoma shoqerimi te ndara, per meshkujt, femrat dhe per te miturit. Vetem ne Drejtorine e Policise se Tiranes ka nje dhome per femra dhe nje per te mitur, por nuk ka per te rritur dhe po keshtu ne komisariate te tjera.

Libri i shoqerimeve nuk mbahet ne rregull

Librat e shoqerimit ne polici shpesh plotesohen pa shume pergjegjesi. Aty nuk pasqyrohet sakte shkaku ligjor i shoqerimit. Trajtohet nje rast ne Komisariatin e Policise nr. 3 ne Tirane, ku ishin kapur ne flagrance dy persona, duke shitur sende te vjedhura dhe ata u ndaluan. Mirepo, ne librin e shoqerimit figuronte se ata ishin shoqeruar ne polici per verifikim. Ne Komisariatin e Policise nr. 4, Tirane, ishin marre dy persona si autore te dyshuar te demtimit me dashje te prones dhe kercenimit te nje qytetari, ndersa ne liber figuronte se ishin te shoqeruar per konflikt. Po keshtu, edhe ne Drejtorine e Policise se Qarkut Tirane ishin marre 3 persona si autore te dyshuar per kryerje te veprave penale, ndersa ne liber figuronte si te shoqeruar per verifikim.

Rekomandimet

-Masa te menjehershme per permiresimin e kushteve te jeteses ne dhomat e sigurimit te arrestuarve dhe te ndaluarve

-Masa te menjehershme per ndertimin e dhomave te shoqerimit duke krijuar ambiente te pershtatshme, e dinjitoze

-Masa per njohjen e efektivave te policise dhe te kerkohet zbatimi me rigorozitet i ligjit lidhur me rastet e shoqerimit

-Te kerkohet nga OPGJ-te, qe bejne arrestime dhe ndalime qe te respektohen me korrektese dispozitat ligjore te Kodit Penal

-Per te gjitha rastet e arrestimit apo te ndalimit te te miturve te merren masat qe t'ju sigurohet ndihme e detyrueshme juridike dhe psikologjike

-Te merren masat e nevojshme per moslejimin e qendrimit te te miturve ne te njejtat dhoma izolimi me te rriturit por te krijohen ambiente

-Te merren masat e nevojshme per transferimin nga ambientet e policise, ne institucionet e paraburgimit dhe burgimit, ne varesi te D. P. Burgjeve

-Te vendosen ne ambientet e policise, duke perfshire edhe ato te sigurimit dhe shoqerimit, postera me te drejtat e personave te arrestuar

-Te pergatiten sa me shpejte edhe formulare ne gjuhe te huaj ku te pasqyrohen keto te drejta, te cilat t'ju serviren te huajve kur ka raste

-Te merren masa te menjehershme per kontrollin mjekesor te cdo personi te arrestuar dhe ndaluar nga policia, jo me vone se 24 oret e para vendimit

-Te vendoset ne ambientet e jashtme, ne te gjitha organet vendore te Policise se Shtetit, orari i pritjes se njerezve nga drejtuesit vendore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›