E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trafikimi i te mitures, kerkohen 10 vjet burg

Prokuroria e Krimeve te Renda kerkon denimin me 10 vjet heqje lirie per 21-vjecarin, i cili akuzohet se ka trafikuar nje te mitur 13-vjecare per qellime prostitucioni. Prokurori i ceshtjes i ka kerkuar togave te zeza te kryesuara nga gjyqtari Sander Simoni shpalljen e te pandehurit Xhevdet Goxhaj fajtor gjate seances se djeshme me gjykim te shkurtuar. Goxhaj akuzohet se me date 23 qershor 2007 ka tentuar te trafikoj 13-vjecaren G. K., nga fshati Usoj, i Mallakastres. Sipas prokurorise, 21-vjecari e ka marre nga shtepia e saj vajzen, duke shkuar me te ne qytetin e Vlores, ne nje banese ku qendronte me qira. Gjate kesaj kohe ky i fundit sipas prokurorise ka tentuar te kryeje marredhenie seksuale me te mituren, e ka vene ne kontakt me filmime pornografike, si dhe e ka mbajtur te fshehur, duke i penguar lirine e levizjes. Ne konkluzionet perfundimtare, prokuroria sqaron se i pandehuri i tregonte te mitures se do ta shiste per pese mije euro, ose do ta dergonte jashte shtetit per te ushtruar prostitucion. Nderkohe qe, sipas prokurorise, ky i fundit sqaron se nepermjet te gjitha fjaleve te tij i pandehuri i ka shpjeguar te demtuares se duke punuar si prostitute jashte vendit, kjo e fundit mund te siguronte te ardhura te shumta per vete dhe per prinderit e saj. Nga ana tjeter, i pandehuri, sipas prokurorit, i ka premtuar vajzes se do ta merrte per grua, si dhe do te shetisnin boten se bashku.

R.C


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›