Trafiku i pistoletave nga Holanda, ne kerkim dy bashkepunetore
Prokuroria e Krimeve te Renda vihet ne kerkim te dy personave, qe dyshohen si pjese e rrjetit te trafikut te pistoletave me poste nga Holanda ne drejtim te Shqiperise. Per kete ngjarje gjendet nje i arrestuar, qe ishte dhe marresi i tre pistoletave, ndersa hetuesit po investigojne per te zbuluar identitetin e dy personave te tjere, qe mund te jene perfshire ne kete veprimtari te paligjshme, qe niste nga Holanda e perfundonte ne Elbasan.
Hetimet per kete ceshtje kane marre shkas nga ndalimi para pak ditesh ne Elbasan i Agim Shengjonit, 31 vjec, me tre pistoleta, njera tip "Brouning SA" e kalibrit 9 mm, tjetra tip "Golt" dhe nje pistolete tip "Brouing", e kalibrit 7 mm, si dhe 342 fisheke. Kjo sasi armesh mendohet se ka hyre ne Shqiperi permes dergesave postare, qe i arrestuari ka bere nga Holanda, ku ka qendruar per disa vite. Sipas te dhenave hetimore, ky person duke perdorur gjeneralitete te rreme ka derguar disa pako postare nga Holanda ne adrese te familjes se tij ne qytetin e Elbasanit, te cilat tashme jane nen verifikimin e organeve hetimore, ne te cilat ishin futur pistoletat qe deri me tani jane tre te bllokuara. Agim Shengjoni ka qendruar per disa kohe ne Holande, e shkak per kete ndalim eshte bere kapja me 3 pistoleta, qe vete 31-vjecari kishte nisur me poste drejt Shqiperise, por ne emer te tij. Arrestimi i ketij eshte bere pas sinjalizimit te Postes Shqiptare kur eshte paraqitur per te terhequr nje pako ne emer te tij. Ai ja kishte nise vetes pakon dhe ne te kishte tre pistoleta. Ai kishte ardhur ne vend 3 dite perpara mberritjes se pakos. Gjithcka eshte zbuluar qe ne mberritjen e pakos postare ne aeroportin e Rinasit, nga skaneri i doganes. E qe nga ky moment nisi dhe operacioni ku u perdor metoda e dorezimit te kontrolluar, gjithcka eshte kryer me autorizim te prokurorit Bardhok Lleshi, ku menjehere pas ketyre veprimeve dhe paraqitjes se Agim Shengjonit eshte bere e mundur edhe arrestimi i tij.
A.Cena