E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beteja politike në Gjermani

09/06/2005  Anxhela, e nënvlerësuara

Kanë qeshur me të, është antagonizuar dhe është nënvlerësuar. Por, javën që kaloi, Gjermania pa të paren kandidate femër për kancelare në historinë e saj. Ngjitja e saj në majë vjen si rezultat i vetëpërmbajtjes, por edhe shansit

Shumë është shkruar për faktin që Merkel, një fizikane e sprovuar, sillet me politikën në të njëjtën mënyrë, siç do të sillej me një eksperiment shkencor: Ajo fillimisht parashikon rezultatet dhe më pas nis rrugën së prapthi, përgjatë hapave të eksperimentit. E megjtihatë, këto janë përpjekje për të kategorizuar kursin, shpesh herë të paparashikueshëm të politikës

Severin Veiland

Anxhela Merkel ishte e nxehur. “I kam thënë se një ditë do ta vija me shpatulla pas qoshes, siç ka bërë ai me mua”, tha ajo. “Kam nevojë për më shumë kohë, por një ditë do të ndodhë. Dhe mezi po pres”. Kjo ndodhte tetë vjet më parë. Gerhard Shrëder ishte ende guvernator i Saksonisë së Ulët dhe Merkel ishte ministre e Ambientit në Gjermani. Të dy po ndesheshin me njëri-tjetrin, lidhur me politikat energjetike.

Javën që kaloi, Merkel u bë e para kandidate femër për Kancelare. Tani, ajo ka jo vetëm potencialin për ta vënë me shpatulla pas murit, por edhe jashtë nga Berlini. Dhe, për herë të parë, beteja për postin më të rëndësishëm politik të vendit do të shohë një grua të vënë përballë një burri. Do të jetë një fushatë e ndryshme dhe tashmë Partia Socialdemokrate e Shrëderit ka nisur të thotë se “toni i fushatës do të jetë i ndryshëm”. Në fund të fundit, shtojnë ata, votuesit e presin këtë.

Atëherë, mos do të thotë kjo se fushata do të jetë një çështje përqafimesh? A do të jetë diçka e butë, siç u pa në zgjedhjet e fundit në North-Rhine Vestfalia? Jurgen Rytgers, fituesi i zgjedhjeve rajonale atje, nënvizoi mbështetjen e gjerë që partia e tij mori nga gratë në shtet, i cili është edhe më i populluari i Gjermanisë. Kjo, tha ai, mund t’i atribuohet pjesërisht tonit të civilizuar të fushatës që u bë atje.

Në të vërtetë, beteja politike që Rytgers zhvilloi kundër guvernatorit të shkarkuar, Pir Stainbryk i socialdemokratëve, do të kujtohet më shumë për sharmin e kandidatëve sesa për hidhësinë. Dhe mund të vazhdojë. Gjatë një mitingu të madh protestantësh në Gjermani javën e kaluar, shefi i partisë socialdemokrate, Franc Myntefering dhe Anxhela Merkel, ishin shumë të këndshëm ndaj njëri-tjetrit. Atmosfera ishte kaq e ngrohtë, në fakt, saqë ajo nxiti spekulimet në lidhje me një koalicion të madh të ardhshëm, që mund të afronte bashkë social-demokratët dhe kristian-demokratët, nën një çadër të vetme politike.

Një rritje e shpejtë

Xhestet miqësore të Myntefering nuk janë surprizë e madhe. Ajo mund të humbasë përpara Shrëderit në sondazhet e popullaritetit, por vëzhgimi më i fundit tregon se partia e Merkelit do të fitojë një mazhorancë absolute në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në vjeshtë. Merkel është një e mbijetuar, ajo do të kërkojë të bëjë një luftë të fortë kundër Shrëderit dhe në majat e PSD e dinë që nuk duhet ta nënvlerësojnë. Në të vërtetë, ngjitja politike e Merkelit nisi në vitin 1999, në kushte të pafavorshme, teksa kristian-demokratët u zhytën në një skandal të madh, lidhur me donacionet për fushatën. Anëtarë të lartë të CDU, përfshirë ish-Kancelarin Helmut Kohl, u kapën me presh në duar për llogari financuese të paligjshme, dhe kriza u kthye në një prej më të këqijave në historinë e kristian-demokratëve. Politikanë më të dobët do të ishin rrëzuar. Por Merkel ngjeshi fort thembrat dhe nisi më pas të hapë rrugën për veten.

Me një letër të botuar nga gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Merkel nisi procesin e shkëputjes së fijeve nga mentori i saj në parti, Kohl, i cili dikur e ka quajtur plot dashuri “mein Maedchen – vajza ime”. Lëvizja e Merkelit ishte e barazvlefshme me një revolucion kulturor brenda kristian-demokratëve – në fund të fundit, kishte qenë vetë Kancelari që e kishte sjellë atë në kabinetin e tij, fillimisht si ministre për çështjet familjare dhe më pas si ministre e Mjedisit. Pasi Volfgang Shauble, lider i atëhershëm i CDU, u zu keq në skandalin e donacioneve, ngjitja e Merkelit u bë e pashmangshme.

Por, për Merkelin, ngjitja në majë nuk ka qenë aspak e shtruar me lule. Ajo i ka mbijetuar turbullirave, armiqësisë dhe intrigave makiaveliane të thurura nga rivalët e saj brenda partisë. Ka shumë vetë brenda CDU që nuk mendonin se ajo nuk do t’ia hidhte dot. Merkel dëshironte fillimisht që të kandidonte për kancelare në vitin 2002, por u la mënjanë nga manovrat e guvernatorit të Bavarisë, Edmund Stoiber, i cili kryeson partinë simotër bavareze të CDU, Unionin Kristiansocial. Dhe, edhe pas humbjes së tij shumë të ngushtë në zgjedhjet e kaluara federale, Stoiber e mbajti gjallë për një kohë të gjatë idenë e një kandidimi për herë të dytë.

Megjithatë, tani Merkel është kandidatja e kristian-demokratëve për postin e kancelarit, dhe pas saj radhët po mbyllen. Javën e kaluar, Stoiber tha se e mbështet.

Megjithatë, kurorëzimi nuk erdhi pa ndihmë nga jashtë. Në të vërtetë, ishin kundërshtarët e saj, social- demokratët e Shrëderit, që i shtruan rrugën, duke afruar me një vit zgjedhjet federale në Gjermani. Vendimi i Unionit ishte i detyruar dhe kishte shumë pak kohë për taktika manovruese nga rivalët e partisë.

Megjithatë, fitorja e CDU në North-Rhine Vestfalia ndihmoi gjithashtu për të bërë të vlefshëm pretendimin e saj si kryekandidate e konservatorëve. Për momentin, kritikuesit e Merkelit janë shtyrë jashtë skene. Veç kësaj, Merkel ka provuar që ajo, si kryetare e partisë së saj si dhe e grupit parlamentar, mund t’u kthehet kundërshtarëve të brendshëm – përfshirë njerëz si ish-zëvendësi i saj, Fridrih Merc, i cili hodhi peshqirin pas zënkave legjendare me Merkelin.

Përpara në sondazhe

Njeriu në detyrë, Shrëder, ka vërejtur se partia e tij ishte pas me një diferencë të ngjashme me kristian- demokratët në verën e 2002. Socialdemokratët më së fundi fituan, por vetëm me ndihmën e partnerëve të tyre të vegjël të koalicionit, Të Gjelbërit. Këtë herë, tendencat e sondazheve janë qartësisht në anën e Merkelit, dhe ekziston një faktor tjetër, që mund të lëkundë votuesit – zemërimi mbi paketën e reformave të dhimbshme ekonomike dhe sociale të kryera nga qeveria e Shrëderit, gjatë dy viteve të fundit. Vëzhgimet tregojnë se 47-48 për qind e votuesve do ta hidhnin votën e tyre në favor të CDU-CSU nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot. Në ajër ndihen erëra ndryshimi dhe tashmë, edhe media ka nisur t’i thotë lamtumirë Gerhard Shrëderit.

Por, a është Gjermania gati për një kancelare femër? Statistikisht, kështu duket. Një sondazh i kohëve të fundit tregonte se 74 për qind e gjermanëve mendonin se gjinia nuk do të luante asnë rol kur të vinte koha e votimit. Megjithatë, ka dyshime që i kanë qëndruar prej kohësh mbi krye Merkelit. Ndonëse mbështesin idenë e një kancelareje femër, 71 për qind e gjermanëve besojnë se për një grua puna do të ishte më e vështirë sesa për një burrë. Dhe ndryshe nga kundërshtarët e saj meshkuj në CDU – qoftë guvernatori i Heses, Roland Koh, kryetari i Saksonisë së Ulët, Kristian Ulf, apo ish-zëvendësi Merc – Merkel nuk pati kurrë shans që të formohet në krahun e rinisë në partinë e saj. Ajo erdhi në parti pas rënies së Murit, dhe do të shihet gjithmonë si një e ardhur e vonë.

Më tej, Merkel është një kandidate që vjen nga Lindja. Kur Kohl erdhi në pushtet, në vitin 1982, pas një votëbesimi kundër në qeveri në atë kohë, Merkel – e divorcuar në fillim të viteve tetëdhjetë dhe tani e martuar me një shkencëtar, Joakim Sauer – jetonte në anën tjetër të Murit. Në letër, stili i jetës që Merkel kishte në Gjermaninë Lindore tingëllon sikur ajo të kish qenë pjesë e lëvizjes anarkiste të viteve tetëdhjetë në Gjermaninë Perëndimore. Në kërkim të vendeve për të jetuar në Berlin, ajo ndonjëherë “pushtonte apartamente të të tjerëve”. Por ndryshe nga Perëndimi, në Berlin kishte arsye më mondane për ta bërë këtë gjë – thjesht duhej që t’i regjistroje tek autoritetet pasi kishe hyrë. Ashtu si shumë aspekte të tjerë të jetës në Gjermaninë Lindore, biografia e Merkelit nuk mundet thjesht të konvertohet në definicione perëndimore.

Ashtu si shumë vetë në Gjermaninë Lindore, Merkel ishte anëtare e FDJ (Free German Youth Organization – Organizata e Rinisë së Lirë Gjermane). Ajo ishte gjithashtu Sekretare për Agjitacion e Propagandë në Akademinë e Shkencave. Njerëzit janë përpjekur shpesh të tërheqin vëmendjen kah e shkuara e saj, në përpjekje për të treguar ndoshta njollën që duhej të kish lënë pas komunizmi. Por, duke parë rëndësinë e ulët të roleve të saj, akuzat nuk ngjitën kurrë. Ato as nuk i dëmtuan seriozisht aspiratat e saj politike. Në pjesën më të madhe, ajo ka folur shumë pak lidhur me jetesën në ish- Gjermaninë Lindore – pjesërisht sespe nuk dëshironte të lëndonte ndokënd, por gjithashtu, ndoshta sepse nuk dëshironte të ekspozonte vetveten ndaj pyetjeve të vështira.

Kohët e fundit, siç është parë në një konventë të partisë në Dyseldorf, Merkel ka nisur të flasë më hapur lidhur me të kaluarën e saj. Në fjalimet e saj, ajo ka folur lidhur me disa përjetime në kohën e komunizmit – liria që i kishin dhënë prindërit për të folur në lidhje me politikën në shtëpi, ose për shembull, lidhur me neglizhimin që u bëhej të gjymtuarve nën komunizmin. Duke ndarë me të tjerët fragmente të biografisë së saj, Merkel po përpiqet të depërtojë në shpirtërat e një partie, e cila është e ankoruar kryesisht në Gjermaninë Perëndimore.

Rruga drejt CDU

Kur ra Perdja e Hekurt, në vitin 1989, rruga e Merkel për në CDU nuk ishte aspak e paravendosur. Atëherë, anëtarët e opozitës në Gjermaninë Lindore ende nuk kishin gjetur partnerë politikë në Perëndim. Disa u bashkuan me të Gjelbërit, disa u bashkuan me PSD, ndërkohë që të tjerët gjetën CDU-në. Për Merkelin, vendimi për të mos u bashkuar me social-demokratët ishte i lehtë – përshëndetja e tyre kolegjiale “shok” i kujtonte asaj pak si shumë të kaluarën që kish lënë pas krahëve nën regjimin gjermano-lindor të Erih Honeker. Më së fundi, ajo u bashkua me Kryengritjen Demokratike, i cili më vonë, në kërkim të alternative, u bashkua me CDU. Në biografinë që ka shkruar për Merkelin, “Vajza dhe pushteti”, Evelin Roll, një korrespondente e të përditshmes “Sueddeutsche Zeitung”, citon Merkelin që thotë: “Dëshirjoa të hyja në Bundestag. Dëshiroja një ribashkim të shpejtë të Gjermanisë dhe krijimin e një ekonomie të tregut”.

Shumë është shkruar për faktin që Merkel, një fizikane e sprovuar, sillet me politikën në të njëjtën mënyrë siç do të sillej me një eksperiment shkencor: Ajo fillimisht parashikon rezultatet dhe më pas nis rrugën së prapthi, përgjatë hapave të eksperimentit. E megjtihatë, këto janë përpjekje për të kategorizuar kursin shpeshherë të paparashikueshëm të politikës. Edhe eksperimentet e Merkelit, nuk është se kanë sukses në çdo kohë. Për shembull, reformat e saj të kohëve të fundit në shërbimet shëndetësore ngecën, pasi ajo arriti të fitonte mbështetjen e Stoiberit dhe partisë së tij CSU vetëm pas një serie kompromisesh. Edhe në kohën e majës së suksesit, ajo ka parë dështime të politikave.

Ngjitja e Merkelit në majë të Unionit nisi gjashtë vjet më parë. Po a do të kishte patur karriera e saj këtë trajektore drejt qiejve, nëse nuk do të kish ndodhur skandali i donacioneve të CDU? A do të ishte ajo sot në krye të partisë së saj, apo do të kishte një rol rol më të vogël, por gjithsesi të rëndësishëm, si guvernatore e Pomeranisë Perëndimore, shteti ku edhe u rrit?

Një gjë është e sigurtë: Merkel zotëron një instikt politik, që e ndihmon të dijë më mirë se çdokush tjetër në partinë e saj shanset, dhe pastaj t’i shfrytëzojë. Ajo e ka mbrojtur me sukses pozicionin e saj në timonin e kristian-demokratëve dhe tani, ka një shans të madh që t’i prezantojë, si e para kancelare femër që ka patur ndonjëherë Gjermania.

Nga përtej Murit

Më tej, Merkel është një kandidate që vjen nga Lindja. Kur Kohl erdhi në pushtet, në vitin 1982, pas një votëbesimi kundër në qeveri në atë kohë, Merkel – e divorcuar në fillim të viteve tetëdhjetë dhe tani e martuar me një shkencëtar, Joakim Sauer – jetonte në anën tjetër të Murit. Në letër, stili i jetës që Merkel kishte në Gjermaninë Lindore tingëllon sikur ajo të kish qenë pjesë e lëvizjes anarkiste të viteve tetëdhjetë në Gjermaninë Perëndimore. Në kërkim të vendeve për të jetuar në Berlin, ajo ndonjëherë “pushtonte apartamente të të tjerëve”. Por ndryshe nga Perëndimi, në Berlin kishte arsye më mondane për ta bërë këtë gjë – thjesht duhej që t’i regjistroje tek autoritetet pasi kishe hyrë. Ashtu si shumë aspekte të tjerë të jetës në Gjermaninë Lindore, biografia e Merkelit nuk mundet thjesht të konvertohet në definicione perëndimore.

Shrëder hedh poshtë spekulimet për dorëheqje

Spekulimet për dorëheqjen e Kancelarit Shrëder, rritja në nivel ndërkombëtar e shpenzimeve për armatimet dhe 50-vjetori i Bundesvehrit, janë disa nga temat që komentohen në shtypin e sotëm gjerman. Spekulimet për dorehëqjen e Kancelarit, gazeta "Volksstimme" i komenton: "Tani nuk do të kemi zgjedhje të reja parlamentare? Në kryesinë e Partisë Socialdemokrate gjoja është hartuar një "skenar serioz", në bazë të të cilit Gerhard Shrëderi duhet të japë dorëheqjen nga posti i Kancelarit dhe të zëvendësohet prej kryetarit të partisë, Franc Myntefering. Por kështu u tha dje. Që përgënjeshtrimi do të pasonte menjëherë edhe kjo dihej qysh në fillim. Lajmet e përditshme nga kuzhina e thashethemnajës së Berlinit me përgënjeshtrimet pasuese vetëm sa i çorientojnë shokët në selinë e partisë dhe në kancelari, pikërisht në një kohë që atyre u mungon orientimi... Ndaj, shtrohet pyetja, se ku e gjejnë Shrëder dhe Myntefering sigurinë në fitore që demonstrojnë?"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›