Suzuki, tani me shpejtësi marramendëse

09/06/2005 Është një nga motorët sportivë më të dëshiruar dhe kërkuar. Ky është Suzuki GSX-R 1000 K5. Por duhet të shihet në detaje për të vlerësuar realisht se çfarë motori është.
Ky motor ka dy shpirtra: K5 që përfaqëson anën e saj të butë dhe të ëmbël, e cilat mund të ndjehet çdo ditë në rrugë gjatë udhëtimit. Si dhe anën e saj agresive, madje shumë agresive, që lëshohet e tëra në rrugë sapo i jep pak gaz.
Motori supersportiv Suzuki të tundon që në momenti e parë që i hedh vështrimin, me linjat e tij të bukura, kompakte dhe tërheqëse. Motori është i lehtë, aq sa duket sikur të jetë një lodër, por pikërisht këtu qëndron edhe rreziku. Me versionin e ri 1000 gjithnjë rrezikon ta ekzagjerosh. Rritja e shpejtësisë dhe ndalesat janë ‘djegëse’, frenimi është i jashtëzakonshëm dhe qëndrueshmëria e habitshme, duke e vendosur këtë motor ndër të parët të klasit të tij.
Por ku qëndron rreziku? Motori japonez prej “katër cilindrash” me 178 kuaj fuqi dhe një peshë prej 179 kg, me serbatorin plot me benzinë, nuk arrin dot ta kontrollojë
entuziazmin dhe në këtë mënyrë shumë lehtë mund të humbasësh edhe kontrollin e drejtimit të motorit.
Modeli i ri i Suzukit është një bishë e vërtetë, me një dizenjim fantastik, supersportiv, me linja të lakuara dhe harmonike. Pozicioni i drejtuesit është shumë i rehatshëm, shala është relativisht e ulët, pedalet janë disi të ngritura, këmbët edhe në këtë model qëndrojnë të përkulura por gjunjët mund të pozicionohet shumë mirë në pjesën anësore të serbatorit.
Timoni është i ulët, shumë i ngushtë, duke bërë që shpina të qëndrojë e përkulur dhe të pesha trupore të rëndojë më shumë te pulset.
Moderne dhe sportive, K5 përmban të gjitha pajisjet më të fundit të teknologjisë së shtëpisë japoneze. Në krah të timonit gjendet ekrani lcd i takimetrit me një kilometrazh të pjesshëm dhe të plotë, si dhe temperaturën e ujit dhe orën. I lehtë dhe me të vërtetë i vogël, GSX-R 1000, përveçse ka një aftësi të madhe drejtimi edhe për motoristët joprofesionistë, megjithëse është një supersportiv.
Por marka japoneze, krahas karakteristikave të jashtëzakonshme të motorit sportiv, dallohet edhe për shpejtësinë e madhe. Forca dhe shpejtësia e tij rritet në mënyrë progresive. Vetëm limituesi i tij arrin të kontrollojë rritjen progresive të 4 cilindrave Hamamatsu.
Fraksioni ka një levë të butë që nuk të lodh.
Ajo që të habit gjatë drejtimit është ekuilibri i GSX-R 1000 K5, krahasuar nga gjerësia dhe superfuqia e motorit të tij. Është shumë praktik drejtimi i motorit, sidomos gjatë kthesave të forta dhe të shpejta, megjithëse shumë herë në këto raste pedalet mund të prekin asfaltin.
Edhe nëse në këtë rast do të flasim për komfortin e një
motori supersportiv, ndërkohë që edhe mbrojtja aerodinamike është shumë e mirë. Pa harruar që edhe çmimi është rreth
13 620 euro.