Dhoma dhe ngrënia në Qytetin Studenti, si në hotel

09/06/2005 Ndërmarrja e Qendrave Studentore kthehet me vetëfinancim, për të shkuar drejt privatizimit
Së shpejti, Qyteti Studenti do të jetë një hotel gjigand, ku pagesa për një dhomë konvikti do të jetë tepër e kripur. Tani është vjetore, 13 mijë lekë të reja, ndoshta pas disa muajsh kaq do të jetë pagesa mujore.
Ndërmarrja e Qytetit Studenti u kthye në shoqëri aksionere, pra me vetëfinancim, për të krijuar premisa për një privatizim sa më të afërt. Deri tani një pjesë e shpenzimeve mbulohen nga vetë studentët nga pagesat që bëjnë për konviktet dhe e ngrëna në mensa, ndërsa një pjesë tjetër mbulohet nga Buxheti i Shtetit, nëpërmjet Ministrisë së Arsimit. Kthimi në shoqëri aksionere i ka trembur shumë studentët dhe një grup i tyre i ka dërguar një peticion Ministrisë së Arsimit, duke e kundërshtuar këtë vendim të marrë nga Ministria e Ekonomisë.
Studentët të shqetësuar
Ajo çfarë i shqetëson studentët është rritja e çmimeve, gjë që do t’i rëndonte shumë xhepat e tyre dhe buxhetin e familjeve të tyre. Aktualisht, deri tani çmimet janë tepër të lira. Kështu për një dhomë konvikti paguan 10 mijë lekë në muaj dhe një vakt në mensën shtetërore nuk shkon më tepër se 200 lekë të reja. Por, po kaq modeste janë dhe kushtet e jetesës në këtë qytet. Tek e fundit, rritja e çmimeve nuk do të bënte veçse që të zbrazej Qyteti Studenti dhe dy qendrat e tjera studentore, konviktet pranë Fakultetit të Mjekësisë dhe ato pranë Fakultetit të Inxhinieri Ndërtimit. Duke u rritur çmimet, një pjesë e mirë e studentëve do të zgjidhte jetesën në apartamente me qira, dukuri që ka nisur tashmë.
Rritja e pritshme e çmimeve
Kthimi në shoqëri aksionere do të thotë ulje graduale të sponsorizimit nga shteti dhe krijim burimesh, duke krijuar vetë ndërmarrja të ardhura. Duke qenë se i vetmi shërbim plus që ofron Qyteti Studenti është biblioteka dhe një sallë interneti në të, mbetet që të rriten çmimi i konvikteve dhe i ushqimit në mensa. Megjithëse, drejtori i Qytetit Studenti, Pëllumb Karmetra, thotë se këtë vit akademik nuk do të ketë rritje çmimesh, pasi kanë buxhet nga Ministria e Arsimit.
Pagesat aktualisht
Pagesa e një dhome konvikti
12 mijë lekë të reja
Menca
80 lekë tasqebapi
40 lekë pilaf, fasule
90 lekë bifteku
30 lekë supa
40 lekë makarona
15 lekë veza
70 lekë musaka
40 lekë sallata
Flet drejtori i Ndërmarrjes Studentore, Pëllumb Karametra
“Për rritjen e çmimeve do të vendosë Këshilli Administrativ”
“Prej një viti kishte filluar puna për shndërrimin nga ndërmarrje shtetërore në Shoqëri Anonime. Tashmë, ky proces ka përfunduar dhe ndoshta nesër do të regjistrohemi në Drejtorinë e Shoqërive Tregtare. Ne, aktualisht, marrim një financim nga Ministria e Arsimit. Por sërish kjo është ndërmarrje shtetërore, vetëm se ky fond do të vijë duke u ulur nga viti në vit dhe presupozohet që ndërmarrja të sigurojë vetë burime të ardhurash, në mënyrë që gjithnjë e më pak të ketë nevojë për financime nga shteti. Aktualisht, ne sapo përfunduam punën për regjistrimin e ndërmarrjes dhe ende nuk është mbledhur një Këshill Administrativ që do të marrë vendime. Është ky këshill që do të caktojë dhe çmimet, të cilat nuk besoj se do të kenë shumë luhatje nga këto që janë tani, pasi ne përsëri do të kemi financime nga shteti”, thotë drejtori i Ndërmarrjes së Qendrave Studentore, Pëllumb Karametra, i vendosur përkohësisht.
Studentët që transferohen, ja kushtet që duhet të plotësoni
Shumë studentë, pasi mbarojnë vitin e parë apo të dytë në një nga universitetet e rretheve duan të regjistrohen në Universitetin e Tiranës, ku ndoshta kanë konkurruar dhe nuk kanë fituar. Por për këtë gjë duhet të bëjë kërkesë vetë universiteti i rrethit ku studion dhe kuptohet duhet të ketë rezultate të mira, që të justifikohet kërkesa. Ndërsa për ata që janë studentë jashtë shtetit, e rëndësishme është që të paraqesin në universitetin e vendit tonë, programin që kanë bërë dhe programin e lëndëve që kanë dhënë provim për t’ju njohur ose jo. Sipas kërkesave, Këshilli i Ministrave me një vendim të tij do të caktojë dhe kuotat e viteve të ndërmjetësve. Këtë vit, Rektorët e Universiteteve kanë kërkuar që dhe për studentët që vijnë nga jashtë të caktohet një tarifë, e cila do të jetë njësoj sa tarifat dytësore. Sipas vendimit të qeverisë, në këto kuota përfshihen: kuotat për pranimet e reja 13.086, për degë të dyta 250, për vitet e ndërmjetme 200 dhe për shtetasit e huaj kuota është 30 vetë. Kuota kryesore është 12.694 vende në universitet, ndërsa për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve shtetërorë 392 vende.
Transferimi nga një universitet brenda vendit në
Universitetin e Tiranës
Çdo kërkesë për transferim nga një universitet brenda vendit drejt Universitetit të Tiranës bëhet përmes universitetit ku studion aktualisht studenti.
Dokumentacioni pranohet vetëm përmes postës zyrtare.
Shënim:
Nuk pranohen dokumentacione dorazi nga vetë studenti i interesuar për transferim.
Dokumentet që kërkohen për transferimin e studimit nga universitete jashtë shtetit në Universitetin e Tiranës
1. Kërkesa me shkrim e të interesuarit
2. Vërtetimi i lëndëve të dhëna provim me notat përkatëse
3. Planet dhe programet mësimore të lëndëve që ka dhënë provim
4. Kopje e indeksit të notave (librezës së notave)
5. Vërtetimi që konfirmon se është student i universitetit (nga vjen)
6. Kopje e noterizuar e diplomës së shkollës së mesme
Shënim: Dokumentet duhet të noterizohen në Shqipëri.