Kontraverset e një “historiani”
09/06/2005 Lidhur me shkrimin e Hakif Bajramit “Akuzë për plagjiaturë” të botuar në gazetën “Kosova sot” më 2. 06. 2005, fq. 5; vazhdon polemika mbi veprën e botuar së fundi nga Rexhep Qosja, i akuzuar për pirateri prej Hivzi Islamit autor i veprës “Spastrime etnikë” të botuar dy vite më parë
Duke lexuar shkrimin e Hakif Bajramit “Akuzë për plagjiaturë” nuk mund të isha indiferent pa reaguar, e aq më tepër kur jemi ngopur me gënjeshtrat e tij më se 30-vjeçare. Hakifi si nostalgjik i komunizmit u afirmua si historian i PKJ-së – LKJ-së vetëm pas vitit 1981, kur edhe u emërua drejtor i Arkivit të Kosovës nga Komiteti i Partisë. Jo rastësisht, ai në këtë pamflet përmend Politbyronë e PKJ-së, bile të gjitha me shkronja të mëdha, sepse si militant i komunizmit titoist të cilit i shërbeu me servilizëm deri në gërrhamën e fundit shkroi afirmativisht për armiqtë e shqiptarëve dhe negativisht për personalitetet e njohura kombëtare shqiptare, për çka kemi shembuj të shumtë.
“Historiani” i shkapërderdhur, pa asnjë parim shkencor e njerëzor, e nis polemikën me akuza të pabaza kundër librit të Hivzi Islamit “Spastrimet etnike”, për të dalë krejt jashtë teme, duke akuzuar KFOR-in, UNMIK-un, Forumin Politik, pozitën dhe opozitën e çka jo tjetër (!) Akuza këto që i bënë nga lakmia e sëmurë për të qenë dikushi. Libri “Spastrimet etnike” i akademik H. Islamit e pa dritën para dy vjetësh dhe shtrohet pyetja ku ishte ky “shkencëtar i madh” që nuk reagoi, por priti që dikush tjetër ta nxisë për të bërë këtë. Libri “Spastrimet etnike” i demografit të njohur shqiptar është përgatitur me kritere rigoroze shkencore e profesionale, prandaj si i tillë është mirëpritur dhe vlerësuar shumë afirmativisht nga qarqet serioze shkencore dhe opinioni i gjerë, gjë që e vërteton edhe shitja shumë e shpejtë e tij. Autori H. Islami me shumë korrektësi i referohet çdo të dhëne dhe fakti që ka shfrytëzuar.
Konstatimet paushalle të H. Bajramit se “...autori i librit (“Spastrimet etnike” – nënvizimi im) nuk e ka shpjeguar asnjë realitet se kur dhe ku është bërë spastrimi etnik i trojeve shqiptare”, absolutisht nuk qëndron. Perndryshe shtrohet pyetja me çka merret ky libër prej 400 faqesh pos programeve të spastrimeve etnike që nga “Naçertania” e Garashaninit e vitit 1844 e deri te projektet e Millosheviqit e të Sheshelit në fund të shekullit XX.
Sa për ilustrim po përmendi vetëm dy-tre shembuj të gënjeshtrave të këtij halucinanti që lidhen me të vërtetën rreth disa dokumenteve të caktuara. Përkitazi me elaboratin e Vasa Çubrilloviqit të 3 nëntorit të vitit 1944, Hakif Bajrami lanson edhe një rrenë të madhe që është për librin e Ginisit kur thotë “Jo Seit Lipa por atë dokument e solla vetë nga Arkivi i Jugosllavisë”. Ndonëse Seit Lipa nuk është më gjallë, të gjithë ne historianët e Kosovës e dimë se atë dokument e zbuloi pikërisht Seit Lipa gjatë hulumtimeve në Arkivin e Jugosllavisë. Mirëpo kjo nuk është as e para e as e mbrama rrenë e H. Bajramit. Ai krenohej edhe kur gënjente se ka “zbuluar” dokumentin për Kurt Valdhajmin si bashkëpunëtor i shërbimit sekret gjerman, mbase ishte paguar mirë nga patronët e tij në Beograd, me bekimin e të cilëve ishte emëruar edhe drejtor i Arkivit të Kosovës.
Derisa akademik Ali Hadrin nuk e diferencoi dhe nuk e largoi dhunshëm nga puna regjimi komunist antishqiptar, Hakifi deklaronte se e kishte baba, ndërsa pas dëbimit të profesor Hadrit nga puna, ishte Hakif Bajrami që ia ndaloi edhe hyrjen në ndërtesën e Arkivit të Kosovës dhe të Institutit të Historisë së Kosovës. H. Bajrami, në artikullin e lartëpermendur, me paturpësi të skajshme gënjen gjithnjë duke u thirrur në personalitete që nuk jetojnë kinse ka dorëzuar dokumente në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të cilat, siç thotë, “filluan t’i përvetësojnë disa studiues”. Këtyre konstruksioneve halucinante askush s’ju beson, aq më tepër kur është mirë i njohur fakti se ky “studiues pasionant” ka vjedhur një mori dokumentesh nga Arkivi i Kosovës në krye të të cilit ka qenë për shumë vite. Nuk duhet harruar se se posa të miratohen ligjet e reja, pra edhe ligji mbi autorësinë në të cilin thirret reaguesi, do të detyrohet që t’i kthejë në Arkiv të gjitha materialet e përvetësuara dhe të përgjigjet sipas ligjit.
Po përfundoj se shkrimeve kontraverze të këtij autori rreth ngjarjeve dhe personaliteteve historike nuk u beson askush qoftë nga njerëzit e shkencës, qoftë nga opinioni i gjerë. Për këto ka fakte të shumta. Kaq kësaj radhe.