Laureta Meçi: Vajza e aksionit në filmat amerikanë
09/06/2005 Laureta Meçi, vajza shqiptare që emigroi para shtatë vitesh në Amerikë realizon ëndrrën e saj në botën e filmit; për pak kohë bëhet ikona e produkteve të flokëve në të gjithë Amerikën, derisa arrin të hyjë si një aktore e vlerësuar e aksionit në serialet e filmave “Shadow kill”, “Stargate”, “Battle Star Galactica”, “Andromeda” etj.
Para shtatë vitesh kur shkoi në Amerikë nisi ta kërkonte fatin te rastësia. Laureta Meçi, sot një aktore e kërkuar, fillimisht iu desh të bënte “headshots” me shpresën që një ditë do t’i hapeshin dyert.
“M’u desh mundim, sakrificë dhe sigurisht disa vjet që të hidhja hapat e para në rrugën e artit”, kujton Laureta, imazhi i së cilës u bë ikonë e një serie produktesh të flokëve në të gjithë Amerikën. Fotografitë dhe posterat e saj shoqëronin produktin nëpër dyqane dhe vitrinat e tyre, duke zënë dhe faqet e para të revistave, si Billboards. Kur vajza e bukur u vu për herë të parë në çakun e filmit amerikan. Tani nuk bëhej më fjalë për ëndrra, por për një realitet të prekur. Ambicja, përgjegjshmëria, janë armët që i dhanë shpirtin e aventurës Lauretës. Ndërsa në auditore të ndryshëm të Manhatanit, iu dha mundësia të jepte prova për filmin e saj të parë "Shadow kill”. Në Florida, filmi ku ajo interpreton rrëmben çmimin e parë në një festival filmi. Media dhe kritika lëshojnë një sërë vlerësimesh dhe për aktoren e bukur shqiptare. Më pas vijnë serialet e filmave “Stargate”, “Battle Star Galactica”, “Andromeda”, që përbëjnë rezymenë e deritanishme të vajzës shqiptare që u ul para 7 vitesh në tokën e premtuar, në Amerikë.
Kush është Laureta Meçi, sot në botën amerikane të kinematografisë?
Por, as shumë e as pak, po mundohem të ec dhe të vazhdoj rrugën të cilën më kanë lënë që nga më të mëdhenjtë e skenës dhe ekranit të vendit tim si: i madhi Kadri Roshi dhe Sandër Prosi, duke vazhduar te gjigandët e skenës evropiane dhe asaj botërore: si Aleksandër Moisiu, Stan Dragoti, vëllezerit Belushi e me radhë...
Si u "zbuluat" në botën e filmit?
Mund t'ju them se një sërë faktorësh kanë ndikuar për zbulimin në botën e filmit. Mund të përmend këmbënguljen, dëshirën dhe pasionin tim për artin, mund të them rastësia dhe fati dhe siç është dhe thënia amerikane “In the right place at the right time”, "Në vendin e duhur dhe kohën e duhur", kanë ndikuar paksa për hyrjen time në botën e filmit. Po është e ditur se isha unë që kërkova rastësinë dhe fatin, e nuk erdhi ai tek unë. Unë jetoj këtu që prej 7 vjetësh dhe në vitet e para kisha filluar të dërgoj fotoportrete (headshots) në destinacione të ndryshme, me shpresën që një ditë mund të arrija diçka në botën e artit. Por u desh mundim, sakrificë dhe sigurisht disa vjet që të hidhja hapat e para në rrugën e artit, duke filluar atje ku u zgjodha si modelja kryesore për një seri produktesh të flokëve në të gjithë Amerikën, dhe fotografitë e posterat e mi shoqëronin produktin nëpër dyqane dhe vitrinat e tyre, në revistën “Billboards” dhe reklama të ndryshme.
Pavarësisht se isha dhe jam e apasionuar me artin në përgjithësi, kisha shumë dëshirë filmat "aksion".
Siç edhe e përmenda, se duke shkuar nëpër auditore të ndryshëm në Manhatan, m’u dha mundësia dhe që të jepja provë për filmin e parë amerikan që luajta, me titull "Shadow kill". Por kryesore dhe vendimtare nga faktorët ka qenë ajo ëndërr, që filloi ashtu si një ëndërr fëminore qysh në moshën 7-vjeçare, në të mesmen, kur mësuesit, prindërit, shokët e miqtë e prindërve e kishin fiksuar portretin tim, por mbi të gjitha ata kishin fiksuar shpirtin tim për artin. Por do të duheshin komente me të vërtetë profesioniste, që të fokusonin portretin dhe shpirtin tim për art. Dhe ajo ëndërr, që filloi si ëndërr fëminore, arriti të shndërrohej nga një ëndërr e madhe, të kthehej në realitet, vetëm këtu në "Perëndimin e largët”, në SHBA.
Si e keni parë vetveten deri tani në rrugën e kinematografisë amerikane?
E shoh veten si në botën e çudirave, sepse që kur isha ende fëmijë 7 vjeç, siç e thashë dhe më lart, e ëndërroja këtë botë të çudirave, derisa sot e shijoj dhe e prek këtë botë. Sigurisht që ky udhëtim në botën e artit që kam filluar do të vazhdojë edhe më tej, edhe pse ëndërroj dhe mendoj se kjo i kushtohet dhe vendit tim të lindjes, Kuçovës, ku unë kalova një pjesë të konsiderueshme të jetës time.
Shkele në Amerikë gjithnjë me një ëndërr të fshehtë në mendje dhe që e preke si realitet, filmin. Cili është ky sekret i juaji që ju bëri ta ndryshonit jetën?
Janë një sërë faktorësh, por më të rëndësishmit dhe të qenësishmit janë: ambicja, (duhet të dish se çfarë kërkon nga vetvetja), këmbëngulja, (ndonëse në momente të zbehta kurrë nuk duhet të dorëzohesh). Përgjegjësia, për mendimin tim është ndryshimi midis suksesit dhe humbjes, dhe më së fundi shansi kur të jepet shfrytëzohet në maksimum, me të gjitha aftësitë.
A kishte përputhje kjo e gjitha me ëndrrën tuaj?
Qysh e vogël, siç e përmenda më sipër, që në moshën 7 vjeçe, ishte tepër e çuditshme, sepse me të njëjtën ëndërr kam jetuar që përpara 20 vjetësh, ëndërroja që të dilja e të flisja përpara mikrofonit të radios, të dilja përpara kameras së televizionit, përpara kameras së operatorit të filmit dhe përpara ekranit të televizionit. Më pëlqenin shumë filmat aksion, por që mund të mbaja dhe unë një pistoletë në dorë një ditë, nuk e kapte imagjinata ime në atë kohë. Në fëmijërinë time kënga ka qenë dashuria ime e parë, duke u pasuar me filmat aksion, kërcimin dhe sigurisht pozimin.
Çfarë ndryshimi mendon se ka pësuar jeta juaj nga Kuçova në Amerikë?
Si në Kuçovë e deri këtu në Amerikë, për të mos marrë rolin e modestes, në përgjithësi, unë rrjedh nga një familje e thjesht dhe modeste. Edhe pse rasti më ka dhënë të bisedoj e të punoj me njerëz të artit, gjithnjë mundohem të bëj një jetë modeste dhe të thjeshtë.
Çfarë ju tërheq më shumë këtu?
Këtu ka shumë gjëra që më pëlqejnë. Por mbi të gjitha më pëlqen Amerika, është vendi i mundësirave dhe hapësirave, dhe mbi të gjitha këtu jo vetëm arti, kultura dhe sporti që me të vërtet vlerëson virtuozët, por këtu edhe puna më e rëndomtë shpërblehet dhe vlerësohet.
A mund të na thoni cila është kritika që ke marrë nga specialistët e filmit, publiku dhe gazetarët?
Deri tani të them të drejtën kam qenë tepër e mirëpritur si nga publiku dhe nga gazetarët amerikanë. Para disa muajve isha në Florida në Megacon, një festival tepër i madh i filmave. Media e Floridës si dhe publiku e priti mjaft mirë ekipin tonë, u përkëdhela nga vlerësimi që më bënë. Sigurisht që kjo më jep kurojo si mua dhe stafit, pasi jemi duke xhiruar një pjesë të filmit në këto momente. Gjithashtu, filmi ka fituar disa çmime të para dhe është nominuar në shumë festivale të tjerë. Kjo është jo vetëm kënaqësi dhe vlerësim i punës tonë, por është privilegj dhe krenari që kritikët e filmave të na vlerësojnë me çmim të parë. Dhe kjo është tepër me rëndësi jo vetëm për mua, por edhe për regjisorin, rezymeja e të cilit përfshin serialet sci-fi “Stargate”, “Battle Star Galactica”, “Andromeda“, etj.
Mirëpo, çfarë të pëlqen më shumë rreth qytetit ku po jeton e punon?
Më pelqejnë shumë gjëra, por e veçanta është se këtu bëhet një jetë e vrullshme, e larmishme dhe plot aktivitete. Për mua, Nju-Jorku është qyteti i ëndrrave, i artit dhe i emigrantëve. Ke mundësi të komunikosh me njerëz nga të gjitha vendet e Botës, të mësosh dhe të informohesh me jetën dhe kulturën e tyre.
Ndërkaq, çfarë mendimi keni për artistët, filmin dhe kinematografinë sot në Shqipëri?
Mund të flas me superlativa më të larta, që vij nga një vend si Shqipëria, me një histori ku ke për çfarë të flasësh. Në përgjithësi, artistët, filmi, kinematografia në Shqipëri janë për t'u inkurajuar dhe vlerësuar me notat më të larta, por inkurajimi dhe vlerësimi më i madh që artistëve, filmit, kinematografisë shqiptare, është që duhet një mbështetje totale financiare, mjete teknike e profesionale dhe akademira kualitative për përgatitjen e artistëve për përzgjidhjen dhe kualifikimin e tyre.
Dhe së fundi, çfarë mesazhi do t’u jepnit të rinjve, të cilët kanë ëndrra sikurse ju?
Të gjithë të rinjve dhe të rejave u jap kurajo që të vrapojnë pas ëndrrave të tyre, sepse realiteti nuk është shumë larg nesh. Dhe Shqipërinë ta shikoj në standardet më të larta.
Intervistoi: Beqir Sina