E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grate ne lista Wollfarth U plotesuan standartet

Pjesëmarrja e grave ne politike, por edhe angazhimi i tyre si vezhguese te procesit zgjedhor jane nje nder arritjet e vendit tone per perfshirjen e grave ne politike. Sipas kreut te prezences se OSBE-se Eugen Wollfarth, Shqiperia ka arritur standartet, ndersa per kete e deshmon me se miri fakti se mbi 50% e vezhgusve jane femra.

“Per mua ishte nje gje shume e bukur te shihja qe ne listat e vezhguesve vendore te kishte aq shume gra. Nese jam i sakte pjesëmarrja e tyre ne vezhgim ishte me shume se 50 perqind. Ne mbeshtesim kete nisme sepse grate ne qeveri nepermjet kontributit tuaj mund te bejne diferencen” tha Wollfarth.

Deklaratat e ambasadorit Wollfarth u bene gjate nje takimi me perfaqesueset e vezhguesve vendore te zgjedhjeve te 8 majit.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›