Te vegjlit ne fushate takimet me elektoratin

Ndalesa e radhës për partinë Republikane ishte qyteti i Patosit. Kryetari i republikanëve Fatmir Mediu i ka kërkuar elektoratit që në 8 maj të hedhin votën për kandidatin e përzgjedhur nga “Aleanca për Qytetarin”, si dhe për këshilltarët bashkiakë të partisë Republikane.
“Është e rëndësishme që mbi çdo gjë ne të shikojmë dinjitetin e qytetarëve, të mos lëmë askënd mbrapa. Asnjë çështje shqiptare dhe asnjë individ sepse nëse cënohet nderi dhe interesi i një shqiptari është cënuar nderi dhe interesi i mbarë shqiptarëve”- tha Mediu.
*******
Kryetari i partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ishte në komunën Kashar, ku gjatë një takimi me elektoratin e PDIU-së ka kërkuar mbështetjen e tyre në zgjedhjet lokale të 8 majit. Idrizi u shpreh se PDIU eshtë partia e mbrojtjes së interesave kombëtare.
“Unë do t’ju ftoja që ju më tetë maj të votonit për bijtë tuaj, për partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. T’i jepni asaj votën sepse do t’ju bëjë krenar që jeni shqiptarë. Të ruajmë flamurin, identitetin tonë dhe t’i themi “stop” çdo lloj padrejtësie që i është bërë kombit shqiptar”- u shpreh Idrizi.
*******
Partia Demokracia Sociale është ndalur në qytetin e Përmetit. Kryetari i kësaj partie, Paskal Milo ka prezantuar kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Gilbert Jaçen, ndërkohë që ka kërkuar votën e përmetarëve në 8 maj.
“Duke mbrojtur votën kemi mbrojtur lirinë, kemi hedhur bazat për të ndërtuar demokracinë solide, për të mbrojtur të ardhmen tonë”- tha Milo.
*******
Kryetari i partisë Social-Demokrate të Shqipërisë, Skënder Gjinushi ishte në Llakatund të komunës Shushicë, ku ka prezantuar kandidatin e “Aleancës për të Ardhmen”, Festim Çobaj.
“Është shumë e rëndësishme që vota të mos ndahet, por vota e çdo të majti, që është kundër kësaj qeverie, që do që ndryshimi të nisë nga Llakatundi e më pas në gjithë Shqipërinë, të shkojë për Festimin”- deklaroi Gjinushi.
*******
Në mbështetje të kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin”, Lëvizja e Legalitetit ishte në qytetin e Shkodrës. Kryetari i kësaj partie, Ekrem Spahiu ka kërkuar votat e qytetarëve shkodranë në 8 maj, për të gjithë kandidatët e përzgjedhur për bashkinë e komunat.
“Fitorja e gjithë kandidatëve të “Aleancës për Qytetarin” do të jetë e cunguar nëse nuk do ishin edhe këshillat vendorë të fituar nga partitë aleate të këtij koalcioni”- tha Spahiu.
Edlira Sulejmani