E Diel, 1 Nëntor 2026

Marreveshja me gjermanet 12 milion euro fonde per Ohrin

Rreth 12 milionë euro janë në vlerë marrëveshjet e nënshkruara të mërkurën për të përmirësuar sistemin e kanalizimeve dhe ujrave në zonat rreth liqenit të Ohrit. Ministri Sokol Olldashi ka nënshkruar dy marrëveshjet me ambasadoren e republikës federale të Gjermanisë, Carola Müller-Holtkemper.

Marrëveshja e parë me vlerë 10 milionë euro është pjesë e projektit për Mbrojtjen Mjedisore të Liqenit të Ohrit, ndërsa e dyta do të shërbejë për hartimin e Master Planit të Sektorit Ujor. Financimet janë kredi dhe grante të  qeverisë gjermane që do të lëvrohen nëpërmjet bankës KFW. Me anë të këtyre projekteve garantohet furnizim me ujë i Pogradecit dhe disa fshatrave si dhe sistemohen kanalizmet dhe derdhja e ujrave në Liqenin e Ohrit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›