Sequi Integroheni vetem me reforma

Shqipërisë i duhet ende të përmbushë reformat për të vijuar rrugën në BE. Ambasadori i Unionit në Tiranë, Etore Sekui në një aktivitet udhëtimin në hapësirën Shengen, deklaroi se sjella e shiptarëve kundrejt lëvizjes së lirë ka lënë shije pozitive në 27-shen europian, megjithatë rruga vazhdon.
“Është herët të flitet, por lëvizja ka qenë positive dhe zbatimi I afateve nga autoritetet shqiptare deri tani është premtues. Komisioni do të nxjerrë raportin në qershor. Shqipërisë iu kërkuan disa kushte për liberalizimin e vizave, por procesi vazhdon. Reformat nuk janë përmbushur plotësisht” tha Sequi.
Sipas një sondazhi të Lëvizjes Europiane në Shqipëri , fluksi më i madh i udhëtareve në zonën Shengen, pas 15 dhjetorit ka ardhur nga zonat urbane, kryesisht ngaTirana , Durrësi, Elbasani dhe Shkodra. Ndërsa turizmi dhe vizitat familjare renditen si arsyet kryesore të ndërrmarrjes së këtyre udhëtimimeve.
Elona Gjylmi