Topalli ne Shkoder Bilancet e Rames jane zero
Në mbështetje të kandidatit të Aleancës për Qytetarin, Gjergj Doci, kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli është ndalur në komunat Dajc dhe Gjadër. Kryeparlamentarja ka kërkuar votën dhe besimin e qytetarëve në 8 maj duke ju premtuar se politikat që do të ndjekë kandidati përzgjedhur, por edhe qeveria do t’i transformojnë këto komuna duke sjellë balance të suksesshme përballë atyre të liderit të opozitës të cilat janë të dështuara.
”Bilanci i Edi Ramës është zero. Do të na jepni përsëri besimin se do na votoni sepse qytetarët shqiptarë janë qytetarë që bëjnë bilance dhe kërkojnë bilance dhe bilanci jonë është një bilanc suksesi” tha Topalli.Kryetarja e kuvendit ka vazhduar takimet në Kallmet të Lezhës ku ka mbështetur kandatin e Aleancës për Qytetarin, Petrit Markun. Ajo u shpreh përpara elektoratit se qeveria do të vazhdojë finacimet për projekte që synojnë zhvillimin e zonës. Më pas kryeparlametarja është ndalur në komunën Blinisht për të shprehur mbështetjen e kryetarit aktual, Jak Zhupa.
Në fjalën e saj zonja Topalli ka premtuar investime në bujqësi.
”Ne kemi detyrim për të subvencionuar vreshta, ulli dhe pemë të ndryshme për ta bërë këtë zonë një baçe, një pemtore të jashtëzakonshme” tha Topalli. Kryetarja e Kuvendit gjatë fjalës së saj tha se në mandatin e ardhshëm, qeveria do të trefishojë investimet në këtë zonë, që do të përfshijnë ndërtimin e ujësjellësit, si dhe asfaltimin e çdo segmenti rrugor, jo vetëm në fshatrat e kësaj komune, por dhe çdo komune tjetër në Shqipëri.
Edlira Sulejmani