E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betejat e medha takimet ne Durres e Vlore

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për bashkinë e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka marrë pjesë në ndarjen e kontratave të privatizimit për 145 familje të Shkozetit, të cilat banojnë prej vitesh tek magazinat e ish-agroeksportit.
 
“Qytetari është e vetmja rrugë, themi ne. Prandaj jemi këtu, për të filluar procesin e hipotekimit të banesave tuaja dhe unë ju premtoj, jo vetëm juve, banorë të agroeksportit, por çdo banori të Durrësit, që brenda vitit do të marrë fund ferri i mosbërjes së hipotekave për qindra familje”- tha Xhaferraj.

Ndërsa kandidati i koalicionit “Aleanca per të Ardhmen”  Vangjush Dako ka marrë pjesë në inaugurimin e investimit në hyrje të zonës së ish-Kënetës, për mbylljen e kanalit të ujrave të zeza.

“S’ka njeri prej jush që mos ta ketë kuptuar dhe mos ta ketë ndier dorën e bashkisë së Durrësit. Mbyllëm kanalin, dhe sot jemi duke ndërtuar rrugën. Ju premtoi dhe dikush që do ta ndërtonte këtë rrugë, se do të merrte para nga qeveria. Ju jeni dëshmitarë, vetëm 26 milionë lekë të vjetra solli qeveria për rrugën tuaj”- tha Dako.

------------------------------------------------------------------------------

Ndërsa kandidati i “Aleancës për Qytetarin” për drejtimin e  bashkisë së Vlorës, Ardian Kollozi në takimin me të përndjekurit politikë iu premtoi mbështetjen e munguar.

“Shpreh angazhimin tim, solemn do të thosha, se bashkarisht në 4 vitet që vijnë, pas fitores së 8 majit; ashtu si me pjesë të tjera të Vlorës, por kryesisht me ju, në mënyrë më të qenësishme e të sinqertë do të forcojmë bashkëpunimin, do ta bëjmë më intensiv”- tha Kollozi.

Kandidati i PS-së për bashkinë e Vlorës, Shpëtim Gjika ka zhvilluar takime në shtabet elektorale 1 2 dhe 3 ku ka diskutuar me qytetarët problemet që kërkojnë zgjidhje.

“Vota e 8 majit është ndarje nga ky regjim i cili dita ditës po rrënon dhe varfëron shqiptarët dhe bashkë me ta edhe qytetarët vlonjatë”- tha Gjika.

Kreu aktual i bashkisë së Vlorës, Gjika ka akuzuar kandidatin Kollozi për mungesën e një programi të mirëfilltë për qytetin.

Aleks Kalemasi
Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›