E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtaret jo pedagoge Spahiu ne Korce Po shkelni kushtetuten

Antagonizmi mes gjykatave të Faktit dhe asaj të Apelit tregojnë se vendimet jo gjithmonë merren në përputhje me ligjin.

Nga gjykata e Faktit në Korçë, nënkryetari i KLD-së Kreshik Spahiu ka kritikuar disa nga aspektet e punës së gjykatave ku përveç antagonizmit veçoi dhëninen e mësimit në universitet nga gykatësit, gjë që sipas tij bie ndesh me kushtetutën.

"Shpesh herë ka shumë antagonizëm mes gjykatës tuaj dhe asaj të Apelit. Në mënyrë reciproke ndihet cënimi i integritetit apo i pavarësisë i gjyqtarit. Siç jemi vënë në dijeni ka pasur ankesa nga gjykata juaj, që nga gjykata e Apelit Korçë merren deri tek tabulatet telefonike për të provuar aspekte procedurale, të cilat më pas shkaktojnë prishjen e vendimit"- tha Spahiu.

Për mbarëvajtjen e punës në gjykata, Spahiu kërkoi shmangien e nepotizmit brenda institucioneve të dhënies së drejtësisë duke shtuar edhe rëndësinë që ka gjykimi i çështjeve të të miturve dhe trajtimi i tyre gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit.

Jorgjeta Gjançi    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›