E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama u premton te rinjve ndertimin e nje kampusi universitar

Te çadra elektorale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama ka prezantuar një tjetër projekt për kryeqytetin, atë për ndërtimin e kampusit universitar. Dallimi mes dy kampeve politike është i qartë, tha Rama teksa akuzoi palën tjetër për mungesë vizioni dhe programi zhvillimi.

“Rruga jonë është rruga e ndjekjes së ëndrrës duke qenë në gjendje të planifikojmë përmes të vështruarit përtej kufijve të imponuar nga e sotmja. Rruga e tyre është rruga e zhvillimit të përkohshëm duke shpenzuar dhe shpërdoruar burime njerëzore dhe natyriore, financiare”- tha Rama.

Duke vënë theksin tek zgjedhjet e tetë majit si politike, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në votime dhe të mos bien pre e presioneve qeverisëse për të ulur pjesëmarrjen në tetë maj.

“Këto zgjedhje janë shumë për të rënë pre e presionit të atyre që duan me çdo kusht të dekurajojnë pjesëmarrjen në votim. Duan të ulin nivelin e pjesëmarjës së një mase të madhe qytetare, që pavarësisht se çfarë beson idealisht, konkretisht e ka të nevojshme të çlirohet nga kthetrat e një pushteti që përditë e më shumë po asfikson demokracinë dhe ekonominë. 1 milionë të papunë është një shifgër e patolerueshme”- vazhdoi më tej Rama.

Paraditen e së hënës Rama ishte në njësinë bashkiake numër 6 në Tiranë, njësi e administruar nga LSI deri më tani. Rama kërkoi votën për PS-në në Kombinat për një administrim të ri të kësaj minibashkie. Në njësinë bashkiake numër gjashtë në Tiranë për PS-në garon Krenar Cenollari.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›