PDIU denon ngjarjen thirrje per fushate te qete

“Kandidati Ali Mehmeti pati një telefonatë me zotin Koka ku i shprehu solidaritetin e plotë njerëzor dhe politik. Në vijim, zoti Mehmeti u bën thirrje autoriteteve shtetërore që ta shqyrtojnë me përparësi këtë akt kriminal dhe të nxjerrin para drejtësisë autorët. Ky akt kriminal duhet të zbardhet sa më shpejt. Zoti Mehmeti fton të gjithë aktorët politikë për një fushatë të qetë, qytetare dhe evropiane”- tha Enila Zëri, përfaqësuese e PDIU-së.