E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bethoven ne Bregun Perendimor

Drejtori i pergjithshem artistik i operes se mirenjohur te Berlinit, Daniel Barenboim, ka vendosur te tregoje mbeshtetjen e tij per palestinezet, duke mbajtur nje koncert bamiresie ne qytetin e Bregut Perendimor, Ramallahun. Ai njoftoi se do te udhetoje neser per ne Bregun Perendimor, per te mbajtur nje koncert me sonatat e Bethovenit. Te ardhurat qe do te perfitohen nga ky eveniment artistik, do te shfrytezohen per ndihme mjekesore per femijet ne Rripin e Gazes.
Barenboim beson se muzika mund te jete nje instrument i fuqishem per te sjelle paqen ne rajonin e trazuar.
"Ne do te vazhdojme te luajme me kete qellim", - shprehet ai. Barenboim eshte nje prej themeluesve te Orkestres se Paqes Divan, e cila mbledh cdo vit 90 muzikante nga Evropa, Izraeli dhe disa prej vendeve arabe. Shtatorin e kaluar ai u emerua nga vete sekretari i pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Mun, i derguari i paqes se Kombeve te Bashkuara.
Koncerti i Barenboim vijon viziten e presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Ramallah, i pari president i Shteteve te Bashkuara qe shkel ne qytetin e Bregut Perendimor. Shefi i Shtepise se Bardhe u takua dje me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas, dhe premtoi se marreveshja e paqes do te nenshkruhet brenda ketij viti. Kjo marreveshje mes izraeliteve dhe palestinezeve sipas Bushit, duhet te sanksionoje "fundin e pushtimit" qe Izraeli nisi ne vitin 1967. Ai shprehu bindjen se marreveshja do te arrihet perpara se te perfundoje mandati i tij presidencial, ne janar te vitit 2009. "Jam i sigurt se me ndihmen e duhur do te linde shteti palestinez", - ka thene presidenti amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›