Britaniket "te droguar" nga seksi
Nje sondazh i fundit tregon se nje numer i larte i meshkujve ne Britani jane "te droguar" nga seksi, dhe e manifestojne varesine e tyre duke koleksionuar ne menyre obsesive filma pornografike apo filmime te shkurtra qe i mbajne ne kompjuter apo telefonin celular. Sondazhi i kryer nga BBC tregon se 80 per qind e terapisteve te specializuar ne kete fushe pohojne me siguri se ky fenomen eshte gjithnje e ne rritje ne Britanine e Madhe. Studimi tregon se kjo varesi ndaj seksit, ben qe meshkujt britanike te qendrojne me shume se 8 ore perpara faqeve pornografike te internetit. Nje sjellje ne dukje e pademshme, por qe ne te vertete shkakton probleme ne marredheniet ne cift. Navigimi "me drita te kuqe", shpjegojne ekspertet britanike, eshte shnderruar ne nje sistem te shtrenjte dhe aspak te sigurt per te shfryre manite personale te seksit. Ata e konsiderojne madje varesine ndaj pornografise ne internet, me te rrezikshme se dhe prostitucioni. Po sipas tyre, vazhdon te jete shume e perhapur edhe mania e nevojes per te pasur nje numer te larte raportesh brenda nje dite, me 10 deri ne 12 te tille.