Elbasan, revoltë kundër gjyqtarit Jareci
Minuta e 92-të në "Ruzhdi Bizhuta" të Elbasanit. Futbollistët vendas në fushë dhe ata që qëndronin në stolin e rezervave i vërsulen gjyqtarit Sokol Jareci. "Bilbili" kishte lejuar vazhdimin e lojës edhe pse ndërhyrja ndaj Oriand Abazajt në zonë i kishte të gjitha ekstremet për 11-metërsh. Në ndihmë të "xhaketës së zezë" janë rreshtuar menjëherë forca të shumta policore, të cilat kanë larguar protestuesit, duke mos lejuar askënd që të afrohej. Edhe pse nga fërshëllima finale mungonin dy minuta (pas shtesës prej 4 minuta), Jareci zgjedh të mbyllë në këtë mënyrë supersfidën e javës së 15-të të Kategorisë Superiore, ku Elbasani priti në fushën e tij Dinamon. Afro 20 uniforma blu e shoqëruan në dhomat e zhveshjes, duke e mbrojtur nga protestat e personave në fushë dhe nga sendet e shumta që u hodhën nga tribunat. Madje, duhej të kalonte një orë përpara se arbitrat të largoheshin nga stadiumi. Kjo masë u vendos pasi policia kishte frikë nga hakmarrja e ndonjë tifozi vendas.
Por, ky nuk ishte gabimi i vetëm i gjyqtarit që mban stemën e FIFA-s. Në fakt, 90-minutëshi është shoqëruar me vendime të kontestueshme, gabime deri diku amatoreske, që të përsëritura vazhdimisht kanë ngritur edhe dyshime rreth arbitrimit korrekt të Jarecit. Skuadrat ndahen në barazim 2-2, por trajneri Mirel Josa nuk është aspak dakord. Sipas drejtuesit të stolit verdheblu, rezultati është përcaktuar nga episodet, ku protagonist ishte vetëm ai... gjyqtari. "Rezultati u përcaktua nga episodet dhe terreni i vështirë. Kam shumë për të thënë për gjykimin, sepse na është dhënë kundër një penallti shumë e dyshimtë", deklaroi trajneri i Elbasanit. "Por, sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, kam rezerva edhe për dy episode të tjera, që mund të ishin penallti për ne. Këtu e kam fjalën për kontaktin ndaj Stojkut në zonë dhe rastin në sekondat e fundit të ndeshjes. Ishte gjyqtari ai që vendosi rezultatin e kësaj ndeshjeje".
Vendasit kaluan të parët në avantazh me Fagun, në të 16-ën. Por, dyluftimi i minutës së 32-të në zonën vendase ndërmjet mbrojtësit dinamovit Diop dhe portierit Osmani solli momentin e parë të diskutueshëm. Jareci akordon penallti dhe shkakton kontestimet e elbasanasve. Mes protestave ekzekutimin e merr përsipër Artion Poçi, që barazon. Përpara mbylljes së 45 minutave të para, Dinamo kalon në avantazh me Sefën, ndërkohë që për të barazuar shifrat në 2-2 verdheblutë duhej të prisnin minutën e 90-të, pas goditjes së dënimit të ekzekutuar mjeshtërisht nga Endri Vrapi. Por, përpara rrjetës së mbrojtësit të kombëtares, verdheblutë kanë kontestuar në disa raste gjyqtarin, duke pretenduar se vendimet e tij ishin të njëanshme dhe favorizonin miqtë. Për këtë problem, trajneri i bluve, Zlatko Daliç, tha: "Nuk e komentoj asnjëherë gjyqtarin, nuk është kjo për të cilën kam ardhur në Shqipëri. Gjithsesi gabime ndodhin, për më tepër në një ndeshje të tillë".
Superiore / Java 15
Elbasani-Dinamo 2-2
Fagu 16‘, Vrapi 90‘ / Poçi (11m) 34‘, Sefa 44‘
Besa-Shkumbini 2-0
Mihani 12‘, Abilaliaj 32‘
Lushnja-Bylis 1-1
Hasalla 67‘ / Bakiu 38‘
Tirana-Apolonia 3-0
Xhafa 36‘, 47‘, A. Lila 65‘
Vllaznia-Flamurtari 1-0
Boadu 2‘
Partizani-Teuta 0-0
KLASIFIKIMI
Skuadra N Pikë
1. Vllaznia 15 31
2. Tirana 15 27
3. Teuta 15 24
4. Dinamo 15 23
5. Besa 15 22
6. Shkumbini 15 20
7. Elbasani 15 20
8. Flamurtari 15 20
9. Bylis 15 17
10. Lushnja 15 12
11. Apolonia 15 12
12. Partizani 15 10
Moviola
Penalltia e Dinamos, inekzistente
Penalltia që gjyqtari Sokol Jarecia akordoi në favor të Dinamos në minutën e 32-të të ndeshjes, ishte inekzistente. "Xhaketa e zezë" drejtoi dorën nga pika e bardhë pas një dyluftimi të Diop me portierin Osmani, edhe pse ndërhyrja e këtij të fundit duket se ka qenë e pastër. 11-metërshi u shndërrua në gol nga mesfushori Artion Poçi dhe solli barazimin e përkohshëm 1-1. Vendimi i Jarecit shkaktoi shumë pakënaqësi jo vetëm te lojtarët e Elbasanit, por edhe te të pranishmit në "Ruzhdi Bizhuta".
Madje, në pushim të ndeshjes, kryetari i bashkisë së qytetit, Qazim Sejdini, ka parë regjistrimin e penalltisë së dhënë kundër verdhebluve nga kameramanët që filmonin pamjet e ndeshjes në stadium. Ai shoqërohej nga vëzhguesi i FSHF-së, Hito Hitaj dhe është irrituar pasi faulli ishte inekzistent.