E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betis nënshkruan me Santa Cruz

Real Betis ka konfirmuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Paraguait, Roque Santa Cruz, në formë huazimi njëvjeçar nga Manchester City.

30-vjeçari Santa Cruz iu bashkua Cityt nga Blackburn në vitin 2009, por dështoi të gjejë vend në ekipin e parë për shkak të konkurrencës së lartë dhe u rikthye te Rovers në formë huazimi për pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Para se t`i bashkohet Blackburnit në vitin 2007, Santa Cruz kishte kaluar shtatë vjet te gjiganti gjerman Bayern Munich, pasi e kishte filluar karrierën te Olimpia në vendlindjen e tij.

“Real Betis vazhdon ta forcojë ekipin e parë për sezonin e ardhshëm, me vetëm edhe pak kohë të mbetur. Pas negociatave intensive, klubi ka qenë në gjendje të mbyllë nënshkrimin e Roque Santa Cruz, i cili do të luajë në sezonin e ardhshëm i huazuar te Betisi”, shkruhet në deklaratën e ekipit spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›