E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinho: Shumë gurë po hidhen mbi mua

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, është i bindur se ndaj tij është duke u bërë konspiracion.

Megjithatë ai thotë se nuk do të detyrohet të largohet nga Spanja nga kritikët.

“Kjo është pjesë e lojës së tyre të jetës. Ndryshe nga ligat e tjera ku kam stërvitur, këtu ndjehet më shumë si një fushatë kundër meje. Kjo është një luftë e pabarabartë, me gurët që janë hedhur kundër meje ju mund të ndërtoni një monument”.

“Jam i lumtur këtu, shumë i kënaqur. Kam ndjenjën se jam në vendin e duhur. Nuk do ta ndryshoj atë për asgjë”, ka thënë Mourinho për El Mundo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›