E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohet Fatmir Hoxha, anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese

05-07-2011 / Gazeta 55

Është betuar dje përpara Presidentit të Republikës Fatmir Hoxha, anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese. Ceremonia është zhvilluar në Presidencë ku të pranishëm ishin Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, zoti Bashkim Dedja, anëtarë të tjerë të kësaj gjykate si dhe të Kabinetit të Presidentit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit e tekstit të betimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha. Presidenti Topi njëkohësisht kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i ka uruar suksese në përmbushjen e detyrës së rëndësishme e me përgjegjësi në sistemin e drejtësisë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›