Topalli, Tatarzinska: Integrimi në BE, objektiv kryesor i qeverisë

“Vokacioni europian i shqiptarëve është themeli dhe energjia kryesore e të gjithë reformave progresive të Shqipërisë, ndaj dhe integrimi në BE mbetet një objektiv kryesor për ne”. Kështu është shprehur kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli gjatë takimit që zhvilloi dje me ambasadoren e Polonisë, Tatarzinska. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Kreu i Delegacionit të BE-së, Etore Sequi. Kryetarja e Kuvendit bëri urimet më të mira për Presidencën polake, duke shprehur bindjen se kjo do të jetë një presidencë shumë e suksesshme. Temë qendrore e bisedës në takimin mes Kryetares së Kuvendit, Topalli dhe ambasadores së Polonisë në Tiranë, ishin prioritet Presidencës polake të BE-së, Tatarzinska.“Shqiptarët e kanë ndjerë gjithnjë mbështetjen e Polonisë dhe ne të gjithëve ju, ju jemi shumë mirënjohës. Gatishmërinë për këtë mbështetje të plotë gjatë presidencës tuaj, e gjeta dhe e ndjeva edhe gjatë vizitës zyrtare para pak ditësh në Poloni”- u shpreh kryetarja e kuvendit Topalli. Ndërsa ambasadorja Tatarzinska theksoi nga ana e saj se, populli polak sheh me admirim progresin e Shqipërisë në këto pak vite demokraci. Presidenca polake ka një ndër prioritetet zgjerimin, dhe në këtë kuadër Polonia mbetet një mbështetëse e fortë e aspiratës integruese të Shqipërisë, shtoi më tej ambasadorja e Polonisë, Tatarzinska.
Më tej kryeparlamentarja Topalli shtoi gjithashtu se Polonia ka qenë që në fillim një vend mik i Shqipërisë, me të cilën ndajmë histori të ngjashme. Në vijim të këtij takimi ambasadorja e Polonisë e ka njohur kryeparlamentaren Topalli me prioritetet kryesore të presidencës polake, ambasadorja Tatarzynska veçoi thellimin e integrimit evropian veçanërisht përsa i përket bashkëpunimit ekonomik, sigurinë dhe promovimin e mëtejshëm të zgjerimit të BE-së. Në këtë takim u nënvizua edhe pesha dhe roli qendror që parlamentet kombëtare kanë marrë pas miratimit të traktatit të Lisbonës. Kryetarja e Kuvendit Topalli shtoi gjithashtu se dokumenti i prioriteteve të presidencës polake do t’u vihet në dispozicion të gjithë deputetëve duke u bërë një axhendë pune.