E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohet si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Klodiana Spahiu

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Klodiana Spahiu u betua këtë të premte si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në ceremoninë e zhvilluar sot në Presidencë ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Kuvendit, Evis Kushi.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e himnit kombëtar, vijoi me leximin e dekretit të emërimit dhe formulës së betimit. Më pas, ministrja Spahiu u betua mbi Kushtetutë para Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.

Kreu i Shtetit i dorëzoi dekretin e emërimit ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke i uruar suksese në detyrën e re.

Spahiu zëvendëson në këtë detyrë ish-ministren Evis Salën, e cila dha dorëheqjen nga detyra.

Kuvendi miratoi të martën me 79 vota pro lirimin nga detyra të Evis Salës si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Me po 79 vota, Kuvendi miratoi emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ceremonia e betimit të ministrese së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Klodiana Spahiu. Foto:... 1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›