E Diel, 1 Nëntor 2026

Pirateria televizive, AMA mbyll serverin e paligjshëm “cardsharing” në Gjermani

TIRANË, 11 shtator/ATSH/ Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka identifikuar dhe dokumentuar teknikisht një server të paautorizuar “cardsharing”, i cili mundësonte qasje të paligjshme në transmetimet e koduara të operatorëve DigitAlb, Tring dhe RTSH.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi tha sot se “infrastruktura e shërbimit ishte e vendosur te kompania pritëse (hosting provider) Hetzner Online GmbH, me seli në Gjermani”.

Pas njoftimit zyrtar të AMA-s, të shoqëruar me provat teknike përkatëse, kompania pritëse ka ndërprerë shërbimin e serverit të paautorizuar.

“Cardsharing” është një metodë piraterie përmes së cilës të dhënat e një abonimi të rregullt shpërndahen nëpërmjet internetit te dekoderë të tjerë, duke u mundësuar përdoruesve akses në kanale të koduara pa i paguar ato.

Krasniqi theksoi se “vijon luftën kundër piraterisë televizive në të gjitha format e saj, si dhe bashkëpunimin me ofruesit ndërkombëtarë të infrastrukturës digjitale në funksion të mbrojtjes së transmetimeve të licencuara”.

1 nga 5

/k.s/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›