Nëkryetarët e AAK -së, menaxherë të pazotë, thotë Rexhep Selimi

Prishtinë, 28 gusht - Rexhep Selimi po mendon të rikthehet në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo të cilën ai e kishte braktisur në vitin 2004, kur Ramush Haradinaj hyri në një qeveri me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan sot gazeta Express.
Ai, ditë më parë, ka biseduar për këtë çështje me zyrtarë të lartë të AAK - së, por ende nuk ka marrë ofertë zyrtare.
“Ofertë zyrtare nuk kam prej forumeve të AAK -së. Por, dëshira gjithmonë ka ekzistuar te pjesa ma e madhe e Aleancës që unë të kthehem. Këto dëshira dhe kërkesa joformale janë intensifikuar pas shkuarjes së Ramushit në Hagë”, ka thënë Selimi për Express.
“Mendoj se AAK ka nevojë më shumë për njerëz, por veçmas Ramushi ka nevojë për përkrahje. Unë jam i gatshëm t’i ndihmoj Ramushit në çdo aspekt”, ka shtuar ai.
Sipas Express, ish-Sekretari i Përgjithshëm i AAK -së thotë se në fillim të muajit është takuar me Nënkryetarin e Parë, Blerim Shalën dhe një prej temave të atij takimi ka qenë edhe mundësia e kthimit të tij në parti.
Por, megjithëse shfaq dëshirën që të kthehet, Rexhep Selimi nuk heziton t’i nënçmojë nënkryetarët e AAK-së, të cilët, sipas tij, nuk po dinë ta menaxhojnë si duhet partinë dhe situatat që po krijohen.
“Dua ta them hapur se mungesa e Ramushit po vërehet në parti, sepse mendoj se po të ishte Ramushi shumë më mirë do të menaxhohej një situatë e ngjashme. Ky fakt po vërehet shumë, ndoshta më shumë sesa që kam menduar. Mendoj se Ramushi po i mungon shumë Kryesisë, e veçanërisht nënkryetarëve të AAK-së për ta menaxhuar një situatë politike të caktuar”, ka akuzuar ai.
Rexhep Selimi rezervohet të japë shembuj kur nuk është menaxhuar mirë një situatë nga nënkryetarët e AAK’së, por burime të Express thonë se akuzat vijnë pasi që jo të gjithë në AAK e kanë mirëpritur kthimin e tij të mundshëm.
“Të paktën një zyrtar i lartë i AAK -së ka thënë se kthimi i Rexhep Selimit nuk është në të mirë të partisë, çka i ka stopuar procedurat për kthimin e tij në Aleancë”, tha një zyrtar i lartë i AAK’së për Express, në kushte anonimiteti.
Rexhep Selimi thotë se do të kthehej në AAK pa kushte.
“Edhe nëse do të kthehem në AAK, nuk kthehem me kushte e as nuk do të kërkoj pozicion”, thotë ai.
Zyrtarisht në AAK askush nuk ka mundur të flasë rreth mundësisë që Rexhep Selimi të rikthehet në këtë subjekt politik.