E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shala: Tri vija të kuqe për bisedimet me Serbinë


Prishtinë, 27 gusht -Nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë të Kosovës, Blerim Shala, thotë për herë të parë publikisht se qarqet ndërkombëtare kanë pasur sugjerim të qartë për AAK-në se nuk duhet ta trajtojnë temën e bisedimeve të fshehta ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë dhënë RTV 21,  Shala thekson se bisedimet me Serbinë janë të pashmangshme, por janë tri vija të kuqe: nuk mund të bisedohet për status, për tërësi territoriale dhe për autonomi.
Shala mendon se duhet të ulen Qeveria dhe opozita në Kuvendin e  Kosovës e të thonë se nuk e kanë ndërmend të japin asgjë më shumë sesa që ka ofruar presidenti Ahtisari, pa marrë parasysh presionet dhe sugjerimet e mundshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›