Beogradi shkon në Bruksel për ndryshimin e Rezolutës

Uzhice, 28 gusht – Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, sipas agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, ka deklaruar në Uzhicë, një qytet në perëndim të Serbisë, se delegacioni i Qeverisë së Serbisë do të udhëtojë për në Bruksel për të biseduar me përfaqësuesit e BE-së rreth Rezolutës mbi Kosovën, që i është paraqitur KB-së.
Tadiq ka thënë se vërejtjet në Rezolutën e Serbisë për Kosovën nuk kanë ardhur nga institucionet e BE-së, por nga ministritë e jashtme të disa vendeve.
“Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën. Kjo është vija e kuqe, të cilën nuk do ta kalojmë”, ka saktësuar Tadiq në deklaratën para gazetarëve në Uzhicë dhe ka shtuar se për këtë i ka informuar liderët e vendeve perëndimore.
“Këtë ia kam përcjellë Westerwelles, Clintonit, Sarkozys dhe Merkelit dhe këtë ua them të gjithëve”, ka thënë presidenti i Serbisë.
Tadiq ka pohuar se asnjë politikan i huaj asnjëherë nuk i ka thënë se njohja e Kosovës është kusht për hyrjen e Serbisë në BE.
Ai ka pranuar se në tekstin e Rezolutës ka pasur vërejtje nga pesë vendet më të rëndësishme të BE-së, vendet e Quintit dhe nga SHBA, kurse Rusia, Brazili, Kina, India dhe pesë vendet e BE-së, që nuk e kanë njohur Kosovën, nuk kanë pasur vërejtje.
Ai ka thënë se qëndrimi vendeve të Quintit nuk mund të injorohet, por Serbia nuk do të heqë dorë as nga Kosova, as nga BE.
“Konsiderojmë se Rezoluta jonë është mjaft kompromise. Po ashtu, konsiderojmë se askush nuk mund të jetë kundër negociatave, ka thënë Tadiq dhe ka shtuar se negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës janë rast për zgjidhjen e konfliktit historik mes popullit shqiptar dhe serb.
Serbia, sipas fjalëve të tij, do të vazhdojë luftën për Kosovën, edhe pse pas Mendimit të GJND-së janë shterur mjetet juridike.
“Luftën për Kosovën do ta vazhdojmë me rrugë diplomatike dhe paqësore”,
është shprehur Tadiq.
Presidenti serb Boris Tadiq dhe kryeministri i Republikës Serpska, Milorad Dodik, e kanë quajtur të rrezikshme dhe kundërproduktive mungesën e qëndrimit të qartë të BeH-së mbi Rezolutën për Kosovën.