E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce: Suksesi i martesës, privatësia

LOS ANGELES- Beyonce Knowles beson se arsyeja që ajo ka një martesë të lumtur me Jay-Z, është se ata mundohen ta mbajnë atë sa më private që është e mundur.
Këngëtarja e hitit “Halo” u martua me yllin e muzikës hip-hop në një ceremoni të fshehtë në vitin 2008, dhe ata hezitojnë të flasin për jetën e tyre private, sepse mendojnë se kjo do të shkaktonte presion mbi ta.

“Jay dhe unë gjithmonë kemi qenë fjalëpakë kur bëhet fjalë për lidhjen tonë. Madje edhe pasi u martuam, asgjë nuk ndryshoi në këtë drejtim. Mendoj se kjo na ka mbrojtur nga shumë probleme”, thotë bukuroshja 28-vjeçare.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›