Zgjerohet harta e rrëshqitjes së tokës, dhjetëra banesa në rrezik
FIER- Rreshjet e shumta në vend të cilat kanë shkaktuar shkarje masive të tokës kanë krijuar shumë probleme në disa fshatra të komunës Frakull në Fier. Më serioze paraqitet gjendja në fshatin Peshtan Bregas . Si pasojë e shkarjes së tokës në rreth 50 hektarë janë shëmbur totalisht 7 banesa ndërsa dëme kanë pësuar dhe hektarë toke bujqësore të mbjella me pemë. Në momentin e shkarjes së tokës fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Në shtatë banesat e shembura, banorët janë shpërngulur dhe janë strehuar tek bashkëfshatarët dhe të afërmit e ttyre. Shtëpitë e tyre janë të pabanueshme ndërsa bëjnë apel për ndihmë pasi kanë mbetur në qiell të hapur.
Shkarja e tokës e cila vazhdon ende, rrezikon edhe disa banesa rë tjera ndërsa të rrezikuara janë edhe varrezat e fshatit si dhe një shtyllë të tensionit të lartë e cila furnizon jugun e Shqipërisë me energji elektrike.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe përfaqësues të komunës Frakull të cilët po merren dhe me verifikimin e dëmeve.
Demtohet aksi Vlorë-Sarandë
Rrëshqitje dheu ka patur edhe në aksin Vlorë-Sarandë në zonën e Radhimës disa kilometra larg qytetit të Vlorës. Rruga ka pësuar rënie të nivelit dhe për pasojë rrezikon të përfunojë në det. Aktualisht një nga akset rrugore ka dalë jashtë funksionit ndërsa qarkullimi po kryhet vetëm në njërin aks. Nga Drejtoria e Rrugëve janë marrë masa përmes vendosjes së shenjave sinjalistike për të mos lejuar kalimin. Rreth 1 km rrugë mbetet e dëmtuar nga carjet e krijuara në të ndërsa bllokimi i këtij aksi rrugor paralizon krejtësisht lëvizjen duke nisur nga Orikumi deri në Sarandë përgjatë gjithë gjatësisë së bregut.
Shembje në Qafën e Pllocës, rruga me një kalim
Rajoni juglindor rrezikon të mbetet i izoluar nga shembja e Qafës së Pllocës dhe shembja e rrugëve të tjera. Masive të mëdhenj dherash kanë krijuar probleme serioze dhe një situatë alarmante në rrugën që lidh Pogradecin me Korcën. Rruga është bërë me një kalim ndërsa rrëshqitjet masive vijojnë.
Ndërkohë rrëshqitje të dheut ka patur edhe në fshatin Zvedë ku rruga është pothuajse e pakalueshme nga rrëzimi i gurëve prej skarpateve anësore, por me ritme të larta vazhdojë rrëshqitjet dhe në fshatrat Moglicë dhe Liqenas.
Mirditë, izolohen 3 fshatra
Disa fshatra u izoluan sot në rrethin e Mirëditës si shkak i rrëshqitjes së një masivi dherash në rrugën që lidh fshatin Rrushkull por edhe fshatin Prosek ku ka ndodhur rrëshqitja .
Rrëshqitja ka ndodhur rreth 500 metra nga rruga nacionale Rrëshen- Lurë ndërsa rrezikohet edhe shtylla e tensionit të lartë 220 kilovolt Fierzë-Elbasan. Në rrezik nga rrëshqitjet është dhe rezervuari i ujit të pijshëm në fshatin Prosek ku dhe ka ndodhur rrëshqitja amsive e dherave.
Rrëshqitje dherash në Shkozë, në rrezik 2 banesa
Rrëshqitjet e dherave duket se janë kthyer në një dukuri normale në zonën e Shkozës në Tiranë. Jo pak herë janë ngritur shqetësimet e banorëve, shtepitë e të cilëve kanë pësuar dëmtime me pasojë shembjen e tyre. Shtëpia e Islam Zhabollit ka pësuar dëmtime në një prej shtyllave të bazamentit duke sjellë krisje në katin e parë dhe të dytë të shtëpisë. Banorët pohojnë se toka po rrëshqet dita ditës dhe ata ngrysin netët me frikën se e nesërmja mund të jetë fatale.
Një tjetër shtëpi në këtë zonë është mbuluar nga dherat që kanë rënë sipër saj.
(e.n/BalkanWeb)