E Diel, 1 Nëntor 2026

Të pastrehët, 21 kërkesa për të marrë shtëpi

Autori i Lajmit: red.
Mbi 3 mijë persona janë regjistruar deri tani si të pastrehë në Bashkinë e Tiranës, në kuadër të një projekti të kësaj bashkie për rikategorizimin e të pastrehëve në kryeqytet. Sipas burimeve nga Bashkia e Tiranës, kriteri kryesor është mospasja e një banese në pronësi dhe natyrisht të ardhurat e pamjaftueshme mujore për blerjen e një apartamenti, marrjen e një kredie apo pagesën e qirasë. Aplikimi po kryhet nëpërmjet një formulari tip, i cili do t u shpërndahet të gjitha njësive bashkiake të Tiranës, ku i interesuari figuron i regjistruar, ose në Zyrën e Informimit me Qytetarët pranë Bashkisë. Përveç plotësimit të formularit tip, thanë burimet, qytetari i interesuar duhet të ketë dhe një dokumentacion të detajuar me 21 kërkesa, duke përfshirë certifikatën e personit, atë të përbërjes familjare, vendbanimin në minibashkinë ku kërkohet strehimi dhe për të ardhurat e familjes. Një vend të rëndësishëm zë edhe dokumentacioni i dhënë nga punëdhënësi për detyrën që kryen dhe të ardhurat e aplikantit, i derdhjes së kontributeve në sigurimet shoqërore dhe vërtetim nga zyra ekonomike e minibashkisë, së cilës i përket, nëse përfiton nga programi i ndihmës ekonomike. Mësohet se bashkia është akoma në fazën e regjistrimit të të gjithë formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në Tiranë. Deri tani, nga ana e qytetarëve janë plotësuar 3000 formularë. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare pritet të ndahen apartamente për 1297 të pastrehë në kryeqytet. Sipas të dhënave, po ndërtohen 393 banesa sociale për të ulur numrin e familjeve pa shtëpi në Tiranë. “Projekti për banesat sociale është në fazën e miratimit të tij dhe mendohet që në fund të nëntorit të kryhet tenderi i zbatimit”, - bëjnë të ditur burimet. Lista me emrat e familjeve që do të përfitojnë të parët shtëpi do t i kalohet për shqyrtim Këshillit Bashkiak.

“Një vend të rëndësishëm zë edhe dokumentacioni i dhënë nga punëdhënësi për detyrën që kryen dhe të ardhurat e aplikantit, i derdhjes së kontributeve në sigurimet shoqërore dhe vërtetim nga zyra ekonomike e minibashkisë së cilës i përket, nëse përfiton nga programi i ndihmës ekonomike. Mësohet se bashkia është akoma në fazën e regjistrimit të të gjithë formularëve të strehimit me qëllim rikategorizimin e të pastrehëve në Tiranë”
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›