Biberaj: “Asnjë paragraf i rezolutës nuk është zbatuar”
Autori i Lajmit: red.
Hapja e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe të bashkëpunëtorëve të tij, është konsideruar nga deputeti i PD Aleksandër Biberaj, njëkohësisht zv/president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, një detyrim politik dhe moral i klasës politike, jo vetëm ndaj shoqërisë shqiptare, por dhe ndaj historisë së vendit tonë. I pranishëm në konferencën "Kapërcimi i së kaluarës – zgjidhja e çështjes së dosjeve të Sigurimit të Shtetit në Gjermani dhe Shqipëri", zhvilluar nga ambasada gjermane dhe fondacioni "Friedrich Ebert" në Hotel Tirana International, Biberaj tha se "miratimi i projektligit "Për pastërtinë e figurave të funksionarëve të lartë të Administratës Publike dhe të të zgjedhurve", është një detyrim moral ndaj shtresës së ish–të persekutuarve politikë, të cilët vuajtën për dekada me radhë tmerrin e diktaturës më të egër në Evropën Juglindore." Biberaj tha se fryma e projektligjit është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, me legjislacionin shqiptar, si dhe me Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë "Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri". Gjithashtu, fryma e projektligjit është në përputhje të plotë me rezolutat e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, si dhe me rezolutat e miratuara nga instititucione të tjera ndërkombëtare. “Në Shqipëri, megjithë denoncimet që i janë bërë diktaturës komuniste gjatë këtyre 18 viteve nga individë apo forca demokratike, asnjëherë nuk është ndërmarrë ndonjë masë për dënimin real të krimeve të komunizmit, asnjëherë nuk iu bë një gjyq politik apo moral, diktaturës komuniste. Përkundrazi, shpeshherë eksponentë të politikës së majtë me reminishenca nga e kaluara, provokojnë jo vetëm ish-të përndjekurit politikë (viktima të krimit komunist), por qytetarët shqiptarë në përgjithësi, duke revokuar figurën e diktatorit Enver Hoxha, me qëllim që t i japin atij sadopak sharm historik. Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dy rezolutat e Këshillit të Evropës, por edhe në realitetin shqiptar, si dhe në vendimet e Konventës së Parë Kombëtare të Shoqatës Mbarëkombetare për Integrimin e të Përndjekurve Politikë dhe Qendrës Shqiptare të Rehabilitimit të të Mbijetuarve të Torturës, miratoi në tetor të vitit 2006 rezolutën “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”. Fatkeqësisht, deri tani, me përjashtim të miratimit të ligjit për kompensimin material të ish-të përndjekurve politikë (ligj që realisht po has shumë vështirësi në zbatim), asnjë paragraf i Rezolutës nuk është zbatuar”, - përfundoi Biberaj fjalën e tij.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008