“Berisha po kthen 97-ën, të tërhiqet”
Autori i Lajmit: red.
Partia Demokracia Sociale ka rideklaruar qëndrimin e opozitës kundër kryeministrit Sali Berisha. Sekretari Politik i kësaj force, Artur Duçkallari, deklaroi për mediat se angazhimi i zellshëm i kryeministrit Sali Berisha për të bërë presion ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë po dëmton marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “PDS i kërkon kryeministrit Berisha të tërhiqet nga rruga pa krye ku po përpiqet të fusë marrëdhëniet e Shqipërisë me partnerët ndërkombëtarë. Deklaratat e vazhdueshme dhe shumë të qarta të ambasadorit amerikan, reagimet e vendeve të Bashkimit Evropian dhe OSBE-së, janë një ndëshkim i qartë dhe i prerë për Sali Berishën”, - deklaroi Duçkallari. Sipas tij, i zhytur kokë e këmbë në afera korruptive dhe në mbyllje të qeverisjes së tij të dështuar, Sali Berisha po u kthehet skemave të vjetra të viteve 96- 97. “Qeveria duhet të dërgojë pranë institucioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara shpjegime të qarta dhe konkrete për veprimet e saj antidemokratike ndaj institucioneve të pavarura. Në të kundërt, Uashingtoni dhe Brukseli, siç kanë vepruar deri më tani, nuk do të hezitojnë ta kritikojnë ashpër Sali Berishën”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008