E Diel, 1 Nëntor 2026

“Opozita nuk duhet të propogandojë mbi vdekjen”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDR-së, Tritan Shehu, reagon ndaj akuzave të opozitës, lidhur me ngjarjen tragjike në Butrint, duke theksuar se lufta kundër trafiqeve është fusha ku Qeveria ka pasur sukses të plotë. “Unë mund të them që loja me fatkeqësinë e vdekjes është shumë cinike, është një lojë aspak demokratike, një lojë aspak e emancipuar. Nëse ka fushë që kjo qeverisje ka sukses të plotë, është lufta kundër trafiqeve”, - tha ai. Madje, Shehu, duke kujtuar situatën e disa viteve më parë, pohoi se në kohën e qeverive të mëparshme kishte shumë viktima të pafajshme ndërkohë që ishte krijuar një amulli me qëllime përfitimi. Sipas numrit një të deputetëve reformatorë, qytetarët duhet të ndërgjegjësohen, të gjithë duhet ta bëjmë, që të mos marrin veprime të rrezikshme. “Deklaratat e opozitës më kujtojnë edhe deklaratat e mëparshme për Trebickën, ku përsëri luajtën me njëri-tjetrin me një vdekje, deklarata të cilat moralisht ishin krejtësisht absurde dhe jashtë realitetit. Të kërkosh të fitosh kapital politik me vdekjen, për mua, është një veprim i gabuar edhe që bën realisht efektin e kundërt”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›