E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rehn: Pres reforma nga Shqipëria

Autori i Lajmit: red.
Bashkimi Evropian pret rezultate të mira nga Shqipëria dhe vendet e tjera si Mali i Zi e Bosnjë-Hercegovina në lidhje me përmbushjen e kritereve për anetarësim. Kështu ka deklaruar kryekomisioneri i zgjerimit në BE, Oli Rehn i cili e quajti vitin 2009 si vitin e Ballkanit për bllokun europian. Oli Rehn me këtë rast thekson se mosmiratimi i traktatit të Lisbonës nuk do të bëhet pengesë për Brukselin që të pranojë shtete të tjera. Rehn ka përsëritur se Kroacia do t i mbyllë negociatat në vitin 2009, duke shtuar se Kroacia do miratohet si anëtar pasi të përmbushë të gjitha kriteret. Dhe Zagrebi ka ende për të bërë në reformimin e sistemit ligjor, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Megjithatë, Kroacia është e sigurt që do të jetë anëtari i 28 i BE-së në vitin 2010. N lidhje me Serbinë, Oli Rehn tha se ky vend do të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, në fund të vitit 2009. Por ai shtoi se do të pritet më parë edhe një vlerësim i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës për bashkëpunimin me Beogradin në lidhje me dorëzimin e kriminelëve të luftës. Një ditë më parë Rehn tha se Maqedonia nuk është gati për të marrë statusin e kandidatit në BE këtë vit, për shkak se nuk ka plotësuar shumë nga kushtet e vendosura nga blloku prej 27 anëtarësh.
Ky lajm është publikuar: 22/10/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›