E Diel, 1 Nëntor 2026

Biberaj: ”Dekreti i Presidentit do të shqyrtohet”



Deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, u shpreh ditën e djeshme se Dekreti i Presidentit Topi do të vlerësohet dhe shqyrtohet për të gjitha vërejtjet që i bën ligjit për ndryshimin e procedurave të legalizimit të ndërtimeve informale. “Vërejtjet e presidentit, të paraqitura në dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, janë të rëndësishme dhe duhet të merren parasysh. Presidenti ka bërë vërejtjet dhe sugjerimet e veta, të cilat mendoj se duhet të merren parasysh nga komisioni përgjegjës, në mënyrë që në seancë plenare të paraqitet një ligj tashmë i modifikuar. Dekreti nuk është diskutuar ende në grupin parlamentar demokrat, gjykoj se vërejtjet janë thelbësore dhe të rëndësishme, pasi kanë të bëjnë me ndarjen mes pushtetit qendror dhe atij lokal, ndërkohë që procesi i legalizimeve është i lidhur edhe me procesin e kthimit e kompensimit të pronave. Këto janë dy vërejtje esenciale që mendoj se duhet të merren parasysh nga Kuvendi”, - tha Biberaj.

7 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›