E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brokaj: Largohem nga politika

Rozeta Rapushi
Deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim Sabit Brokaj, largohet nga Kuvendi, duke dorezuar mandatin e deputetit, nje vit e gjysme para perfundimit te legjislatures, me pershtypjet me te keqija per politiken ne keto vite pluralizmi. Preferoi me mire te ike si kampion, ashtu sic e perkufizoi deputeti, nga politika, se sa te dale jashte loje, si shume te tjere. "Ne u morem me luften per pushtetin tone, u morem me interesat e grupit dhe shmangem interesat madhore. E kam pare me keqardhje zvarritjen e mjaft politikaneve pas politikes. Edhe ne rastet kur kane qene jo te dobishem madje. Me mire preferoj te iki si kampionet, se sa te dalesh jashte loje", tha Brokaj, pa dhene detaje te tjera. Ai e komunikoi dje publikisht nga foltorja e Kuvendit doreheqjen si deputet, ne mes te mandatit. Ashtu sic e perkufizoi Brokaj, largimi nuk ka arsye te tjera, pervecse atyre personale. Nderkohe qe nuk mundi te shmange komentet se ne 17 vite pluralizmi, politika shqiptare nuk ka arritur aq sa duhet.
"Ndihem i zhgenjyer dhe i trishtuar, pasi ne 17 vjet nuk eshte realizuar asnje gje, ne ata sektore qe konsiderohen si strategjike", tha Brokaj. "Une dola ketu per t'ju komunikuar nderprerjen e mandatit tim", vijoi ai me bindje, duke shenuar ne gjashte muaj doreheqjen e dyte. Vetem para pak muajsh ai kishte dhene doreheqje nga kryetar Grupi te LSI, duke i hapur rruge ngjitjes se Xhufit ne kete post. Brokaj u shpreh se do ti perkushtohet profesionit te tij, kardiologjise. "I takoj species se idealisteve, ekzemplare te se ciles jane te rralle. Une tani do te merrem me aktivitetin tim personal. Jam duke strukturuar, me shume ndihme nga miqte, nje kabinet kardiologjie", tha Brokaj, duke shtuar se vijon si pedagog i jashtem ne Fakultetin e Mjekesise.
Doreheqja e Brokaj nga mandati i deputetit behet vetem pak kohe pasi ai u terhoq edhe nga drejtimi i grupit parlamentar te LSI-se. Koincidence e cila le shteg te besosh se mes tij dhe drejtuesve te kesaj partie ka pasur ferkime. Nje fjalen e fundit ne Kuvend, deputeti i LSI-se beri nje rezyme te shkurter te aktivitetit politik nder vite, qe nga shkelja ne Kuvendin e pare pluralist ne vitin 1991 si deputet i Partise se Punes. Brokaj shpjegoi se si nga mik i kryetarit te Partise Demokratike, aktualisht kryeminister Sali Berisha ne vitin 1991, ishte kthyer ne kundershtarin me te rrepte te tij. "Une u bera kundershtar i rrepte, opozitar i PD-se, kjo per arsyen se bindja ime mbi demokracine dhe perjetimi im, ne vendet demokratike ishte i mjaftueshem qe une te kisha me te vertete nje perftim te qarte qe bente, shume kontrast me zhvillimet e dhunshme deri anormale, me shkaterrim vlerash, morale dhe materiale, mezi te krijuara", sqaroi ai.
Brokaj gjeti vend te falenderoje zgjedhesit dhe elektoratin qe gjithnje e kane votuar, nderkohe qe sqaroi se deri me sot ka qendruar si pjese e politikes per te mos braktisur nje parti qe kur ndihej keq. Kontributi i Brokaj ne 17 vite si deputet i Kuvendit, u vleresua nga kryetarja Jozefina Topalli. Vendin e tij ne Kuvend pritet ta zere nje tjeter anetar i partise Levizja Socialiste per Integrim. Duke qene se Brokaj eshte zgjedhur si deputet nga proporcionali dhe jo maxhoritari, nuk do te jete e nevojshme qe per te, te zhvillohen zgjedhje. Pritet qe LSI te emeroje ne vend te tij Spartak Brahon, ish deputet qe nuk mundi te marre nje mandat tjeter ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2005, i cili do te jete dhe pjese e Komisionit parlamentar te Ligjeve, te cilin e ka drejtuar per shume vite, atehere si perfaqesues i PS. Madje pas konferences Braho doli nga Kuvendi sebashku me Brokajn dhe Legisin. Nderkohe qe Brokaj ka nenvizuar se do te vijoje te jete nenkryetar i LSI.
Doreheqja
Deputeti i LSI Sabit Brokaj dha dje doreheqjen. Ai u shpreh se vendimi per te lene mandatin e deputetit eshte personal, por u shpreh teper i zhgenjyer nga politika ne keto 17 vite pluralizmi. Sipas tij, ne 17 vjet politika nuk ka mundur te realizoje asnje gje nga ato qe i konsideroi si strategji te rendesishme.
Sinjali
Ikjen e tij Brokaj e paralajmeroi disa muaj me pare. Pikerisht kur vendosi te mos jete me ne krye te grupit parlamentar te LSI-se ne Parlament. Brokaj dha doreheqjen si kryetar grupi, duke ia lene vendin e mbetur vakant, nenkryetarit tjeter te kesaj partie, Pellumb Xhufi.
Zevendesimi
Spartak Braho pritet te jete deputeti me i ri i Kuvendit ne nje vit e gjysme sa ka mbetur deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Duke qene se Brokaj eshte zgjedhur deputet ne proporcional, atehere pas largimit te tij nuk do te jete e nevojshme qe te zhvillohen zgjedhje.
Brokaj per ....
Berishen
Brokaj rrefeu nga foltorja e Kuvendit se dikur kryeministrin Sali Berisha e ka pasur mik. Sipas tij, ai u be kundershtar i rrepte dhe opozitar i PD-se, pasi bindja mbi demokracine dhe perjetimi ne vendet demokratike ishte i mjaftueshem qe te kishte me te vertete nje perftim te qarte, qe bente shume kontrast me zhvillimet e dhunshme deri anormale, me shkaterrim vlerash, morale dhe materiale, mezi te krijuara.
Profesionin
Pasi hoqi dore nga mandati i deputetit, Brokaj tha se do te merret me kardiologjine, profesionin e tij. Ai u shpreh se aktualisht eshte pedagog i jashtem ne Fakultetin e Mjekesise. Nderkohe qe pohoi se po punon per te strukturuar nje kabinet kardiologjie. Pune qe Brokaj theksoi se po e ben me miq te tij qe po e ndihmojne.
Largimin
Me mire te ikesh si kampion nga politika se sa te dalesh nga loja. Kete koment dha dje ish deputeti i LSI-se, Sabit Brokaj qe hoqi dore nga mandati. "E kam pare me keqardhje zvarritjen e mjaft politikaneve pas politikes. Edhe ne rastet kur kane qene jo te dobishem madje. Me mire preferoj te iki si kampionet se sa te dalesh jashte loje", - tha Brokaj, pa dhene detaje te tjera.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›