Biberaj: “Kryetari i PD-së së Tiranës të zgjidhet nga anëtarësia”
“Parimi ‘një anëtar - një votë”, shprehje e demokracisë direkte në PD”. Deputetët dyshojnë për blerje të delegatëve dhe emërim të kryetarit
Eljona Ballhysa
Deputeti Aleksandër Biberaj ka kërkuar dje, gjatë një deklarate për shtyp, që zgjedhjet për kryetarin e PD-së së Tiranës të zhvillohen në bazë të parimit “një anëtar – një votë”. Në fakt zhvillimi i një procesi të tillë zgjedhor është premtuar kohë më parë nga vetë kryetari i PD-së, Sali Berisha. Por ky premtim rezulton i pambajtur, pasi ndryshimet e miratuara në Statutin e PD-së nuk e përfshijnë zgjedhjen e kryetarit të degës sipas parimit “një anëtar - një votë”. Por kërkesa e Biberajt është kërkesë e shumë deputetëve të tjerë të Grupit Parlamentar të PD-së dhe anëtarëve të thjeshtë të kësaj partie. Madje, deputetët kanë bërë të ditur se mungesa e transparencës për zgjedhjet e kryetarit të degës së PD-së krijon hije dyshimi për blerjen e delegatëve, të cilët do të votojnë për kryetarin e degës në mbledhjen e Kuvendit. Vetëm tre muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, deputetët e PD-së kërkojnë zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta në parti, duke iu larguar praktikës së emërimeve në mënyrë që dega e PD-së së Tiranës të fillojë të funksionojë në prag të fushatës zgjedhore.
Deklarata
“Është tepër e domosdoshme që dega e PD-së së Tiranës të ketë një lidership të ri dhe të aftë, me autoritet dhe personalitet, me kontribute në PD, si dhe përfaqësues të interesave të demokratëve tiranas, me qëllim që Tirana të garantojë fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit. Tirana, duke qenë kryeqytet, por edhe duke pasur 32 deputetë në Parlamentin e ardhshëm, ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pasi përcakton fituesin e zgjedhjeve të 28 qershorit, pra edhe qeverisjen e ardhshme”, - është shprehur Biberaj, duke theksuar nevojën e zhvillimit të një procesi zgjedhor të ndershëm në të cilin të marrë pjesë e gjithë anëtarësia e partisë. “Lidershipi i ri i PD-së Tiranë mund të zgjidhet me parimin ‘një anëtar-një votë’, duke u nisur jo vetëm nga rëndësia që ka Tirana, por edhe me qëllim që të fillojë aplikimi i këtij parimi demokratik, si dhe të implementohet një konkurrencë reale ndërmjet kandidatëve, me qëllim fitoren e më të mirit. Aplikimi i këtij parimi do të gjallëronte strukturat e PD-së Tiranë, pasi demokratët e Tiranës do të ndiheshin të respektuar dhe të motivuar nëpërmjet votimit direkt për lidershipin e tyre, shprehje kjo e demokracisë direkte në parti. Aplikimi i këtij parimi do të rriste ndjeshëm demokracinë dhe transparencën brenda partisë, do të çlironte shumë energji pozitive, si dhe do të krijonte një klimë bashkëpunimi dhe uniteti, gjë kjo tepër e domosdoshme në pragfushate elektorale”, - është shprehur Biberaj. Sipas tij, parimi ‘një anëtar-një votë’ është parimi më demokratik, i cili aplikohet si nga Partia Republikane dhe ajo Demokratike në SHBA, por edhe nga të gjitha Partitë Popullore Europiane.
Statuti
Parimi “një anëtar-një votë” në Statutin e PD-së përmendet vetëm në zgjedhjen e organeve të nëndegës së PD-së. Në Nenin 22 të Statutit shkruhet: “Organet e nëndegës së PD-së zgjidhen në Kuvendin e nëndegës me votën e të gjithë anëtarëve të PD-së sipas parimit ‘një anëtar- një votë’ ”. Sekretari i nëndegës publikon numrin dhe emrat e anëtarëve me të drejtë vote më 31 dhjetor të vitit paraardhës të zgjedhjeve në parti, të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen në organet e nëndegës së PD-së, kryetar i nëndegës, anëtar kryesie i nëndegës, anëtar i Kuvendit Kombëtar të Partisë, anëtar i komisionit disiplinor të degës”. Por edhe kjo pikë e statutit ka ndryshuar pasi nëndega është shkrirë dhe ajo zëvendësohet nga grupseksioni. Megjithatë, PD-ja së fundmi nuk po zbaton asnjë nen të statutit, pasi në disa rrethe kryetarët e degëve janë emëruar dhe zgjedhjet kanë qenë thjesht formale.
21 Mars 2009